Maqedonasit me taktika komuniste i pengojn shqiptarët që të bëhen gjykatës dhe prokuror?!

Shkup, 1 shtator -Akademia për gjykatës dhe prokuror publik e Maqedonisë cdo vit hap konkurs për pranimin e kandidatëve të rinjë të cilët duhet të shkollohen 2 vite dhe më pas ata e kanë të garantuar punësimin si gjykatës apo prokuror. Në uebfaqen zyrtare do të publikohen edhe më kriteret dhe mbi 5000 pyetjet për pranim.

Sipas disa kandidatëve të cilët kanë konkuruar para disa viteve thonë se procedura për tu kyçur në Akademi ëshë tepër e rrënd.” Thjesht më lehtë mund të punësohesh në udhëheqësin më të lart të PENTAGON-it amerikan, se sa të bëhesh gjykatës në Shkup, kërkojnë disa gjuhë të huaja, teste dhe shumë çertifikata ndërkombëtare që nuk mund të arrihen. Ne shqiptarët me këto kushte asnjëher nuk mund të bëhemi gjykatës”.`

Shqetsimi i kandidatëve shqiptar alarmon se dera për gjykatësit dhe prokurorët e ardhshëm është gati se e mbyllur, por këtë herë me ligj e jo me politikë.

Ndryshe,kandidatët para se të pranohen iu nënshtrohen shumë provimeve të rrënda dhe duhet të të kishin dhënë, mes tjerash provimin e jurispodencës, certifikata ndërkombëtare si :1.TOEFEL 2. IELTS 3.TOLES 4. ILEC 5.Certifikatë të Kembrixhit-B1

Megjithatë sipas ligjit qëllimi i themelimit të Akademisë është që t’a sigurojë kryerjen në mënyrë profesionale,të pavarur,të paanshme dhe efikase të funksionit të gjykatësit dhe të prokurorit publik, si dhe kryerjen e punëve në mënyrë profesionale dhe efikase të shërbimeve profesionale në gjyqësi dhe prokurori.

© ZHURNAL.mk
Artikulli paraprakNajçevska: Në Maqedoni s`un i mbledh 2000 veta të protestojnë për vete e leje për refugjatët
Artikulli vijuesShqiptarët pengohen që të bëhen gjykatës, Akademia ka kushte rigoroze!