Një ngjarje rrënqethëse po ndodhë në Maqedoni, një vajz maqedonase nga Prilepi e besimit Ortodoks, ka larguar kryqin nga qafa dhe ka përqafuar fenë Islame. Kjo vajzë maqedonase ka mësuar një pjesë të madhe të Kuranit, e cila promovon paqë dhe humanizëm, e jo dhunë.
Bëhet fjalë për Katerina Zaova nga Prilepi e cila ka mbetur e shokuar nga atë të cilën e mundëson Kurani famëlartë dhe Islami si religjion. Në Kuran ajo thotë se promovohen vlerat më të larta njerëzore, dhe askund nuk përmendet dhuna.
“Të jetosh si muslimane është knaqësia më e madhe në botë”, ka shkruar mes tjerash Zaova, e cila konvertimin nga feja Ortodokse në fenë Islame e ka publkuar edhe në profilin e sajë në fejsbuk.
“Çdo mbrëmje kërkoja mëshirë nga zoti që të ma lehtësoj jetën time, kam qarë me lotë dhe kam lexuar Biblën, kam shkuar në Kishë, jam lutur, por asnjëher nuk kam gjetur qetësi shpirtërore. Dhe mendova se kjo nuk është feja ime e vërtetë për mua. Askund nuk mund të gjindesha, dhe asgjë nuk më tërheqte feja Ortodokse. Prej këtu kërkoja që pse unë të besojë në Kishë.
Pse unë ti përqafojë ikonat të cilët shkaktojnë një qetësi të rrejshme në shpirtin tim të njomë dhe zemrën time. Të gjithë këtë e kam menduar mirë, mirëpo nuk kam mundur të gjejë ndonjë person me të cilën do ta bisedoj këtë. Atëher e kisha shumë vështirë, isha e pafuqishme. Desha që të zbuloj të vërtetën e cila do të më qetsojë shpirtin tim të njomë, mirëpo nuk dija çka më saktësisht dua. Isha e pafuqishme, por Allahu fuqiplotë është sundimtari, dhe më dërgoi një njeri përmes të cilit unë e zbulova të vërtetën. Ishte musliman dhe e njoftova në Shkup.
Ai më rrëfente për Islamin dhe më dhuroi një Kuran, fillova të lexoj librin e shenjtë dhe filloi gjithçka të ndryshoj tek unë përmes leximit të Kuranit. Atë të cilën unë e kërkova me vite, tanimë arrita ta kuptoj, e njoftova fenë Islame dhe e zbulova të vërtetën, thelbin e jetës të cilën më parë e kam kërkuar, ndërsa tani e gjeta në fenë Islame. Çdo ditë zbuloja diçka të re, e dëshiroja mbulesën. Kur më panë me mbulesë një pjesë e madhe u befasuan madje disa edhe u hidhëruan, por unë isha e qetë dhe fillova të qajë para tyre, madje një nyje mu lidh në fyt dhe nga mërzija nuk mund të nxjerrja asnjë fjalë nga goja ime e njomë.
Me ndihmën e Allahut fuqiplotë, e bëra atë të cilën unë e dua. Tani jamë shumë e lumtur me fenë time Islamin, dhe dua që të gjithë këtë ta ndjejnë. Kur do të kërkosh diçka me gjithë zemër, Allahu fuqiplotë do ta tregon të vërtetën dhe do të afroj ndihmën e tij. Unë e gjeta të vërtetën dhe nuk kam nevoj më që të kërkoj. E gjeta dhe jam më e lumtura në botë”, ka shkruar Katerina Zaova, në sqarimin e saj rrënqethës sesi është konvertuar në fenë Islame.