Maqedoni, edhe deputetët kërkojnë roje personale

Pas skadimit të mandatit, kryeministri Nikolla Gruevski do të ketë beneficione të mëdha dhe kushte plotësuese për sigurinë dhe përkujdesjen ndaj tij nga ana e shtetit.

Me të mbaruar funksionin si kryeministër, Gruevski do të ketë gjashtë roje personale të cilët do t’i sillen vërdallë për ta mbrojtur, siç thonë bashkëpartiakët e tij nga kriminelët të cilët i ka luftuar ‘ashpër’ gjatë qeverisjes së tij.

Krejt kjo u mundësua me miratimin e ligjit për Qeverinë, i cili u votua me votat e partive të koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI.

Mirëpo, pas miratimit të ligjit për Qeverinë, edhe deputetët kanë kërkuar ndryshim plotësimin e Ligjit për deputetët i cili momentalisht nuk parasheh siguri të mjaftueshme edhe për ata.

Deputeti i RDK-së, Izet Zeqiri, i cili ditë më parë i dha fund bojkotit një mujor ka propozuar edhe ndryshimin e Ligjit për Parlamentin, me të cilët ndryshime kërkohet që edhe deputetët të kenë truproje. Sipas propozimit të tij, deputetët gjatë mandatit duhet të kenë dy truproje, ndërsa pas përfundimit të tij një truproje. (INA)/kohaislame

Artikulli paraprakAmerikanët do t'i fusin në luftë edhe femrat
Artikulli vijuesKryetari Ramadan, kavaler që qarosi me 44 mijë euro