Të dhënat e publikuara sot nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë flasin se nga data 19 qershor deri më 12 shtator, janë lëshuar vërtetime në për 72,674 shtetas të huaj, prej të cilëve 48.675 janë meshkuj, 10 049 janë gra, 11,911 fëmijë që shoqërojnë mbajtësin e certifikatës, dhe më shumë 2,039 fëmijë janë që udhëtojnë pa një prind, transmeton Zhurnal.
Vetëm në 24 orët e fundit janë lëshuar 2.931 vërtetime, nga të cilat 1762 janë meshkuj, 439 janë femra, 551 janë fëmijë të cilët shoqërojnë mbajtësin e vërtetimit, si dhe 179 fëmijë që udhëtojnë pa një prind, qëllimi i kërkesës është për njohjen e të drejtës për azil.
Pjesa dërmuese janë shtetas të Sirisë 2.328, Afganistani 371, Iraku 152, Palestina 13, Pakistan 14, ndërsa të tjerët janë më pak.