Hajnia në Dhomën e Dëshmive në vitin 2009, ka bërë që Policia e Kosovës, të gjejë një mënyrë shumë praktike të ruajtjes së drogave që në aksione të ndryshme i konfiskon.
Policia e Kosovës nuk ka më besim se gjithçka që konfiskon në aksionet që ndërmerr, ta lërë në Dhomën e Dëshmive. Të paktën jo drogën, të cilën për gjashtë muajt e këtij viti, e ka konfiskuar me bollëk.
Vetëm për këtë kohë, policia ka arritur të sekuestrojë një sasi të madhe të drogave të ndryshme, në 285 aksionet që ka ndërmarrë, shkruan express. Tash droga e mbledhur, sapo të kryhen procedurat e para të rastit, shkatërrohet menjëherë.
Kjo bëhet me vendim të prokurorit të Shtetit dhe Gjykatës Supreme. Krejt ky ndryshim i procedurave, ka ndodhur pas vitit 2009, vjedhjes së njohur të provave në Dhomën e Dëshmive. Për të kryer hetimet, policia ndal vetëm mostrat, ndërsa pjesa e tjetër e drogave të konfiskuara, shkatërrohet komplet.
Por meqë vjedhjet janë bërë pak si të shpeshta, atëherë zyrtarët e policisë, as mostrat nuk kanë besim t’i ruajnë në Dhomën e Dëshmive. Tash ato ruhen në Drejtorinë Kundër Drogave, nën një siguri të lartë.
Bahri Shala, drejtor Kundër Drogave në Policinë e Kosovës konfirmon për Express se lëndët narkotike që konfiskohen, nuk i ruajnë më si më parë, por ato shkatërrohen./Indeksonline/kohaislame
You Might also Like
Ndalohet punësimi në të dy sektorët shëndetësorë?
Projektligji për shëndetësi i sponsorizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe i miratuar në parim nga…
By
Redaksia
3 Min Read
FILLON JAVA E PROMOVIMIT TË PRODUKTEVE VENDORE
Java e promovimit të produkteve vendore, kësaj radhe vjen më ndryshe. Në një shtëpi prej…
By
Redaksia
1 Min Read
Ymeri: Kushtetuesja legjitimoi vendimin e Qeverisë së Serbisë
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se është e pafalshme që Gjykata Kushtetuese…
By
Redaksia
2 Min Read
Sot shpallet aktgjykimi ndaj ish-kreut të OSHP-së dhe dy të tjerëve
Rreth tre vjet pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK),…
By
Redaksia
5 Min Read
Thaçi nuk ua dorëzon dokumentet e bisedimeve
Kryenegociatori Shpend Ahmeti ka folur për dokumentet të cilat presidenti Hashim Thaçi nuk ia ka…
By
Redaksia
3 Min Read
Deputeti serb kërkohet nga Interpoli për krime në Kosovë
Anëtari i kryesisë së partisë së presidentit serb, Tomislav Nikoliq, (SNS) dhe deputeti në parlamentin…
By
Redaksia
2 Min Read
