Pasi ka marrë pjesë në aktivitetin tradicional në SHBA “Marshimi i Jetës” dhe i cili këtë vit është mbajtur për të 44-ën herë, Pence ka mbajtur një fjalim duke iu drejtuar pjesëmarrësve
Zv/presidenti amerikan, Mike Pence, ka deklaruar se SHBA-ja ka një president që është kundër abortit, raporton Anadolu Agency (AA).
Pasi ka marrë pjesë në aktivitetin tradicional në SHBA “Marshimi i Jetës” dhe i cili këtë vit është mbajtur për të 44-ën herë, Pence ka mbajtur një fjalim duke iu drejtuar pjesëmarrësve.
Në fjalimin e tij të mbajtur para Monumentit të Washingtonit duke vënë theksin në nenin e parë të Deklaratës së Lirisë të SHBA-ve, Pence është shprehur se “Kjo nuk është një rastësi. Në nenin e parë të Deklaratës përmendet e drejta e jetës. Kjo është një e drejtë e dhënë nga Zoti; nuk është dhuratë apo zgjedhje.”
Duke tërhequr vëmendjen se në Shtëpinë e Bardhë përsëri pas 8 vitesh ka ardhur një president nga Partia Republikane, Pence tha se “Tashmë SHBA-ja ka një president që është kundër abortit.”
Pence është zv/presidenti i parë që marr pjesë në marshimin kundër abortit i cili mbahet çdo vit në SHBA. Më parë në këtë marshin kanë marrë pjesë nëpërmjet telekonferencës duke iu drejtuar pjesëmarrësve edhe ish-presidentët Ronald Reagan dhe George Bush.
Pas fjalimit të Pence dhjetëra mijëra persona kanë marshuar në bulevardet kryesore në Washington, duke brohoritur me slogane kundër abortit.