Ish presidenti i Tunizisë, Muhamed Munsif Marzouki ka thënë se bota ka nevojë për një Egjipt pa korrupsion dhe tirani, shkruan islambosna.
Në statusin e tij që e publikoi në Facebook ku komentonte apelin e presidentit egjiptian i cili i fton tunizianët të ruajnë vendin e tyre, Marzouki shkruante: “El-Sisi na thotë neve tunizianëve ta ruajmë vendin! Ai është i njëjti njeri që e shkatërroi vendin e tij!”
“Unë i them popullit të mrekullueshëm egjiptian… botës arabe, çështjet palestineze… se neve na duhet një Egjipt pa korrupsion dhe pa tirani sepse Egjipti ka qenë dhe do të jetë mburojë e kombit tonë”, shtoi ai.
Al-Marzouki i bëri thirrje popullit egjiptian të mos zgjedh dhunën edhe krahas provokimeve të regjimit, sepse në fund tirania do të zhduket.
(Islampress)