Pas aprovimit të ligjit për ndalimin e mbulesës së fytyrës, kantoni zviceran Tessin planifikon që nga muaji prill 2016 edhe vënien në praktikë të këtij ligji. Ndërsa Këshilli Qëndror Islam në Zvicër (IZRS) këtë e konsideron si një shkelje drastike të të drejtës themelore fetare të muslimaneve, të cilat të mbuluarit e fytyrës e konsiderojnë një pjesë të fesë së tyre. Këshilli që në vitin 2013 ka inicuar nga ana e tij një kampanjë për votim kundër kësaj ndalese, dhe paralajmëron marrjen masave të tjera kundër aplikimit të këtij ligji në praktikë.
Për masat kundër aplikimit të këtij ligji folën sot në një konferenë për shtyp në qytetin Lokarno, biznesmeni algjerian Rashide Nekkaz dhe përfaqësuesja e IZRS, Nora Ili.
Ligji në fjalë parasheh gjobën për femrat të cilat shfaqen në publik me fytyrë të mbuluar, nga 100 deri në 10000 franga zvicerane. “Do të paguaj të gjitha gjobat që mund tu vihen dhe do ta neutralizoj këtë ligj” tha Nekkaz, i cili dëshiron të mbroj të drejtën e praktikimit të lirë të fesë. Në momentin që i jipet dikujt gjoba në shumën 10000 franga, do të apeloj kundër dhe me këtë do të shkoj deri në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Me këtë synon Nekkaz që të dënohet shteti zviceran për tejkalimin në gjoba.
Pas hyrjes në fuqi të ligjit për ndalesën e mbulesës së fytyrës Nekkaz kishte krijuar një fond milionësh për “mbrojtjen e të drejtës së praktikimit të lirë të fesë dhe neutralitetit të shtetit ndaj fesë”, në Francë kam paguar më shumë se njëmijë gjoba der tani, tha ai të entjen.
Nora Ili deklaroi se dëshiron të jetoj jetën e saj fetare e lire, dhe se këtë ndalesë IZRS do ta luftoj deri në Gjykatën Penale në Strasburg.