Masakra e Hoxhalisë, një njollë e zezë në historinë e njerëzimit

0
194
Edhe pse kanë kaluar 23 vjet, dhimbja e masakrës së Hoxhalisë në Azerbajxhan vazhdon të ndjehet ende e freskët. Dhimbja e asaj dite të zezë ndjehet ende edhe sot e kësaj dite pavarësisht viteve që kalojnë.
 
Në qytezën me rreth 3 mijë banorë që mbeti e rrethuar për 413 ditë, masakra filloi gjatë një nate të ftohtë shkurti, që lidhte datën 25 me 26. 
Ushtria armene hyri në Hoxhali me tanke dhe nën mbështetjen e regjimentit të 366-të të Bashkimit Sovjetik. Barbaria e armenëve u shndërrua në një gjenocid të vërtetë me vrasjen e 106 grave, 63 fëmijëve dhe 70 të moshuarve.
Ndërsa 500 të tjerë raportohen të humbur