MASHT: 52.9 % e maturantëve kaluan testin e maturës

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë ka njoftuar se 52.9 për qind e maturantëve kanë kaluar me sukses provimin e maturës
Zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, në një konferencë për media ka thënë se janë të kënaqur me rezultatet e arritura nga nxënësit.

“Testit i janë nënshtruar 32 mijë e 406 maturantë dhe rezultatet janë më të mirë se sa në vitin e kaluar pasi që prej nga 32 mijë 406 maturantëve kanë kaluar me sukses provimin e maturës 17 mijë 145 maturantë ose në përqindje 52.9 për qind”, tha Mustafa.

Në vitin e kaluar testin e maturës e kishin kaluar vetëm 42 për qind e maturantëve.kohaislame

Artikulli paraprakKryeministër mos u zgërdhi
Artikulli vijuesSHARRCEM, KUNDËRSHTON VENDIMIN E DOGANËS