Mbi 100 veta kanë humbur jetën nga sulmet në dy bastione të regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad, njofton REL.
Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, grup që monitoron luftën në Siri, ka thënë se tre shpërthime kanë goditur qytetin Tartus, në bregdetin e Mesdheut.
Katër shpërthime të tjera kanë ndodhur në qytetin Xhableh.
Disa prej shpërthimeve janë shkaktuar nga bomba vetëvrasëse.
Dy qytetet, deri më tash, kanë qenë relativisht të izoluara nga lufta në Siri, e cila ka nisur qysh në vitin 2011.
Mbi 270,000 njerëz janë vrarë në konflikt, ndërsa miliona të tjerë janë zhvendosur.