Mbi 20,000 të prekur me virusin Zika në Kolumbi

Më shumë se 20.000 njerëz, duke përfshirë 2,116 gra shtatzënë janë infektuar me virusin Zika në Amerikën Jugore, në shtetin e Kolumbisë.

Instituti i Shëndetit Nacional të Kolumbisë lajmëroi se janë regjistruar 20,297 raste të infektimit, që e bënë vendin e dytë më të infektuar në botë pas Brazilit.

Organizata Botërore e Shëndetit ka paralajmëruar këtë javë se ky virus është duke u shpërndarë në mënyrë eksplozive në Amerikë, ku priten tre apo katër milion raste këtë vit./KohaIslame

Artikulli paraprakOpozita siriane kërcënon se do të ndal negociatat në Gjenevë
Artikulli vijuesDhjetëra të vrarë në tre shpërthime në Damask