Mbjellja e kanabisit në Lazarat

Prej ditësh policia e Gjirokastrës e mbështetur nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato Delta kanë rrethuar fshatin Lazarat për të ndaluar fuqinë punëtore që shkon për të mbjellë kanabis sativa.

Por përvec postoblloqeve dhe ndalimit të rreth 170 personave nga qytetet të tjera që shkojnë të punojnë atje, policia nuk ka mundur të hyjë në fshat, edhe pse Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka deklaruar se uniformat do të ndërhyjnë.

Emisioni investigativ “Fiks Fare” ka transmetuar pamjet të cilat tregojnë se cfarë ndodh në Lazarat, ndërsa fshati është i rrethuar me policia.

Banorët vijojnë punën për mbjelljen e kanabisit dhe pa ndihmën e krahut të punëtorëve që i ka ndaluar policia këto ditët e fundit.

Ka gropa të bëra gati për mbjelljen e bimës. Depozitat e ujit po ashtu janë mes parcelave gati për vaditjen e kanabisit./tch/kohaislame

Artikulli paraprakEgjipt, protesta kundër pushtetit ushtarak
Artikulli vijuesKosova aplikon për anëtarësim në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik