Mbreti saudit përkushtohet për luftimin e ekstremistëve

Mbreti Salman i Arabisë Saudite ka shprehur përkushtim për t’i sulmuar ata, që po i udhëheqin të rinjtë e këtij vendi në rrugë të gabuar.

Këto komente u bënë pas tri sulmeve të koordinuara vetëvrasëse, ndërsa njëri prej tyre për cak e kishte Xhaminë e Profetit në Medinë.

“Mbretëria është plotësisht e përkushtuar për t’i sulmuar me grusht hekuri të gjithë ata që ndikojnë në mendjet dhe idetë e njerëzve tanë të dashur të rinjë”, tha Mbreti Salman, 80 vjeçar, gjatë fjalimit me rastin e festës së Bajramit.

Sulmi në Medinë, nga i cili u vranë 4 policë, afër vendit të dytë më të shenjë islamik, është dënuar nga personalitetet e njohura myslimane në gjithë botën.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë dhe dy sulme të tjera, që kanë ndodhur të hënën në mëngjes, jashtë një xhamie shiite në qytetin Katif dhe afër Konusllatës amerikane në Xheda.

Artikulli paraprak10 gjëra që nuk i dini për Rusinë
Artikulli vijuesMessi dënohet me 21 muaj burg dhe dy milionë euro