Mbyllen hetimet për imamët e arrestuar në Shqipëri

Në dosjen e akuzës për 9 të dyshuarit thuhet se ata kanë rekrutuar më shumë se 70 persona për t’i dërguar në Siri, ndërsa akuzohen edhe për nxitje të terrorizmit.
 
 
 
Prokuroria mbylli hetimet për dosjen e 9 të dyshuarve për nxitje përmes predikimit për kryerje të krimeve terroriste dhe për rekrutim personash për këtë qëllim. Të arrestuar një vit më parë, dy hoxhallarë dhe 7 bashkëpunëtorët e tyre, sipas prokurorisë kanë kryer këtë veprimtari ndërsa kanë çuar në Siri më shumë se 70 persona. Prokuroria i ka ilustruar veprimet e të kërkuarve me rastin e Diamant Rashës, i cili ka humbur jetën në Siri, ndërsa thotë në dosjen penale për të akuzuarit se ata njëkohësisht ishin të përfshirë dhe nxisnin akte të dhunës dhe mosbindjes ndaj shtetit laik.
 
“Të pandehurit Genci Balla, Bujar Hysa, Gert Pashja, Fadil Muslimani, Orion Reçi, Edmond Balla, Astrit Tola, Verdi Morava dhe Zeqir Imeri, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë rekrutuar një sërë personash duke realizuar për ta dhe pasojën përfundimtare, dërgimin e tyre në drejtim të Sirisë. Për ta realizuar një gjë të tillë, të pandehurit kanë shfrytëzuar bindjet fetare të personave dhe konkretisht kanë shfrytëzuar besimin fetar mysliman”, thuhet në materialin që prokuroria do dorëzojë në gjykatë, ku jepen edhe akuzat ndaj 9 personave.
 
Sipas prokurorisë, duke shfrytëzuar bindjet fetare ekstreme të personave të ndryshëm, të akuzuarit kanë arritur të krijojnë te disa prej tyre bindjen për t’i dërguar në Siri, me qëllim që këta të fundit të marrin pjesë në luftën që zhvillohet atje. Akuza thotë se personat përfshiheshin në grupime, të cilat janë shpallur nga lista e OKB-së si grupime terroriste.
 
Ndërsa ndahen rolet e secilit prej personave të përfshirë, në kërkesën për gjykim vihet në dukje se personat në fjalë ishin të vetëshpallur dhe nuk njiheshin prej Komunitetit Mysliman si imamë dhe as objektet e tyre të kultit si xhami. “Veprimtaria e të pandehurve ishte e organizuar në mënyrë të tillë, disa nga të pandehurit dhe konkretisht i pandehuri Genci Balla dhe Bujar Hysa janë vetëshpallur si imamë dhe në drejtim të ndjekjes së riteve fetare kanë arritur të bindin masën e gjerë me predikimet e tyre”, thuhet në kërkesë.
 
Sipas prokurorisë, Genci Balla dhe Bujar Hysa pretendonin që ushtronin veprimtari si imamë në kryeqytet dhe periferi të tij, por sipas saj, as të pandehurit Genci Balla dhe Bujar Hysa dhe as xhamitë ku ata ushtronin veprimtarinë e tyre si imamë nuk ishin të miratuar në mënyrë të rregullt si të tillë nga Komuniteti Mysliman Shqiptar. “Gjatë predikimeve të mbajtura, i pandehuri Genci Balla tejçonte tek personat e pranishëm, sidomos në faljet e ditës së premte, bindje dhe ide të cilat iu mbushnin mendjen personave se lufta që bëhej në Siri ishte një kauzë e drejtë, bëhej në emër të Allahut dhe secili mysliman i devotshëm e ka për detyrë të ndihmojë në këtë luftë”, thuhet më tej në kërkesën për gjykim.
 
Prokuroria vë në dukje se të akuzuarit e tjerë, Fadil Muslimani, Orion Reci, Verdi Morava, bashkë me dy imamët kanë arritur të gjejnë vendin e përshtatshëm për të krijuar xhaminë dhe për të organizuar çdo gjë nga aty. Ndërkohë që Gerti Pashja ndodhej në Turqi dhe realizonte në të shumtën e rasteve pritjen e personave që ishin nisur nga Shqipëria për në drejtim të Sirisë, duke bërë shoqërimin e tyre deri në Siri. “Në këtë veprimtari kanë ndikuar duke bashkëpunuar dhe të pandehurit Astrit Tola dhe Zeqir Imeri”, thuhet më tej në materialin e përgatitur nga akuza. Prokuroria ka paraqitur edhe të tjera të dhëna, që sipas saj provojnë fajësinë e 9 personave të dyshuar.
 
Dosja e plotë për Genci Ballën
 
I pandehuri Genci Balla përfaqëson një ndër teologët më radikale që propagandon Islamin e dhunshëm, nxit urrejtjen ndaj besimtarëve dhe besimeve të tjera, nxit frymën e përçarjes brenda komunitetit mysliman, si dhe është një nga frymëzuesit dhe organizatorët kryesorë në rekrutimin, organizimin dhe dërgimin e besimtarëve myslimanë shqiptarë për Xhihad luftarak në Siri. Ky i pandehur prej disa vitesh ushtron aktivitet fetar ilegal, të palegalizuar/ligjëruar nga institucioni fetar i KMSH-së (Komuniteti Mysliman Shqiptar).
 
Nëpërmjet nxitjes së tij, një numër i konsiderueshëm besimtarësh shqiptarë u janë bashkuar formacioneve luftarake terroriste në Siri. Konkretisht, ky shtetas implikohet në veprimtarinë kriminale në botimin e librit të fundit të përkthyer “Asgjësimi i teorisë së përzierjes së fesë islame me fetë e tjera”, i shpërndarë në Shqipëri dhe jashtë saj, si dhe on-line në faqen islamike në internet www.teuhidi.com.
 
Nga hetimet rezulton se shtetasi Genci Balla interesohet për personat që luftojnë në Siri, si dhe për shtetasen Almira Kastrati, të cilën e ka dërguar në Siri bashkë me dy fëmijë. Rezulton se i pandehuri Genci Balla ka shkuar për vizitë në banesën e Diamant Rashës (person i cili është vrarë në luftë në Siri). Ky i pandehur nxit/predikon/indoktrinon ndjekësit e tij, për mosnjohjen e institucioneve të shtetit, dhe predikon për Sheriatin (ligj islamik). Predikimet që ai mban gjatë ditës së premte në Xhaminë e Unazës së re dhe thirrjet që ai bën lidhur me detyrimin për të marrë pjesë në Xhihad, mosnjohjen e demokracisë, mosnjohjen e shtetit, urrejtjen e shteteve perëndimore, mbrojtjen e personave dhe mbështetjen e atyre që luftojnë për Xhihad në Siri.
 
I pandehuri Gert Pashja është ndjekës fanatik i të pandehurit Genci Balla, nga i cili ka marrë indoktrinimin dhe radikalizimin islamik. I pandehuri Gerti Pashja pasqyron elementë me tendenca tekfiriste, zhvillon propagandë radikale islamike, predikon forma ekstreme të Islamit kundër shtetit laik dhe njohjes së autoritetit të institucioneve ligjzbatuese, bën thirrje për pjesëmarrje për “Xhihad” luftarak, organizon dhe dërgon vullnetarë shqiptarë për të luftuar në Siri. Konkretisht, ky shtetas implikohet në veprimtarinë kriminale, element ky i dalë dhe gjatë këqyrjes së telefonave celularë të shtetasit Artur Balla, i cili është kthyer nga Siria nëpërmjet Turqisë në datë 05.02.2014. Në këto sms rezulton se familja e Arturit ka qëndruar bashkë me familjen e Gerti Pashja në Siri dhe më pas në Turqi.
 
Akuzat për 9 të pandehurit
 
Genci Balla
 
Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit’, parashikuar nga neni 231 i Kodit Penal, ‘Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste’, parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal. ‘Nxitja e urrejtjes ose grindjeve’, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal.
 
Gerti Pashja
 
Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit’, parashikuar nga neni 231 i Kodit Penal, ‘Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste’, parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal. ‘Nxitja e urrejtjes ose grindjeve’, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal.
 
Bujar Hysa
 
Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit’, parashikuar nga neni 231 i Kodit Penal, ‘Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste’, parashi
kuar nga neni 232/a i Kodit Penal. ‘Nxitja e urrejtjes ose grindjeve’, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal. ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.
 
Orion Reçi
 
Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit’, parashikuar nga neni 231 i Kodit Penal, ‘Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste’, parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal. ‘Nxitja e urrejtjes ose grindjeve’, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal.
 
Verdi Morava
 
‘Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit’, parashikuar nga neni 231 i Kodit Penal, ‘Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste’, parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal. ‘Nxitja e urrejtjes ose grindjeve’, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal.
 
Zeqir Imeri
 
‘Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit’, parashikuar nga neni 231 i Kodit Penal, ‘Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste’, parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal. ‘Nxitja e urrejtjes ose grindjeve’, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal. ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit’, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal. ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit’, parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal. ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta’, parashikuar nga neni 279 i Kodit Penal.
 
Astrit Tola
 
Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit’, parashikuar nga neni 231 i Kodit Penal, ‘Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste’, parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal. ‘Nxitja e urrejtjes ose grindjeve’, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal.
 
Edmond Balla
 
‘Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit’, parashikuar nga neni 231 i Kodit Penal, ‘Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste’, parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal. ‘Nxitja e urrejtjes ose grindjeve’, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal.
 
Fadil Muslimani
 
Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit’, parashikuar nga neni 231 i Kodit Penal, ‘Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste’, parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal. ‘Nxitja e urrejtjes ose grindjeve’, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal./Mapo
Artikulli paraprakNdërtohen 130 megavat rrymë nga era
Artikulli vijuesGruevski me frymëmarrje të rënduar, kontradiktor dhe konfuz u vë vulën skandaleve