Mbyllja e kufirit gjerman: Merkel paralajmëron luftë në Ballkan

Duket se kriza e refugjatëve nuk ka bashkuar partitë e koalicionit në Gjermani, duke hedhur argumente dhe kundër argumenta ndaj njëri-tjetrit. Një pikë kritike ishte edhe mbyllja e kufirit Gjermani-Austri, ndaj fluksit të refugjatëve, ku partia CSU kërkonte shqyrtimin e saj si mundësi e mirë, por u mohua kategorikisht nga partia e Merkelit, CDU. Sipas kancelares Angela Merkel (61, CDU), kjo do sillte konflikte të armatosura në Ballkan.

“Kohët e fundit në Ballkanin perëndimor ju keni parë disa herë zhvillime të tilla shqetësuese. Andaj unë nuk dua që atje përsëri të ketë konflikte të armatosure mes shteteve,” tha kancelarja gjermane, duke dashur të tregojë se mbyllja e kufirit gjerman, do sillte një barrë të rëndë për vendet ballkanike që do detyroheshin të merreshin me mijëra refugjatë.

Artikulli paraprakMesxhidi në Klinikën e Shkupit është zgjeruar
Artikulli vijuesRrëzimi i avionit rus, fillon ekzaminimi i kutisë së zezë në Kajro