Mbyten 24 migrantë pranë ishullit grek

Njëzetekatër migrantë janë mbytur pranë ishullit grek Samos, pasi anija e tyre është fundosur.

Në mesin e viktimave janë raportuar edhe fëmijë.

Kjo është anija e dytë që është fundosur këtë javë në këtë rajon. Të mërkurën, shtatë njerëz janë mbytur në incidentin pranë ishullit Kos.

Nacionaliteti i viktimave të fundit nuk dihet ende.

Shumica e atyre që rrezikojnë jetët, në përpjekje për të arritur në Evropë nga Turqia, janë shtetas të Sirisë, Irakut dhe Afganistanit.

Vetëm vitin e kaluar, mbi 850,000 njerëz kanë arritur në ishujt grekë nga Turqia.

Gjatë këtij muaji, ndërkaq, 46,000 veta tashmë kanë arritur në Greqi.

Artikulli paraprakBOTA Stuhi e madhe bore në Shtetet e Bashkuara
Artikulli vijuesKenia do të institucionalizojë financat Islame