Më i miri është ai që e mëson Kur’anin dhe ua mëson të tjerëve

Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë duke shpjeguar hadithin
“Më i miri prej jush, është ai që e mëson Kur’anin dhe ua mëson të tjerëve.”:
“Nëpërmjet këtij hadithi mësojmë mirësinë e rretheve të dijes që gjenden nëpër xhamitë e shumë vendeve, ku fëmijët mësojnë fjalën e Allahut të Lartmadhëruar. Prandaj, kushdo që jep kontribut për mbarëvajtjen e tyre ka shpërblim, kushdo që dërgon fëmijët e tij në to ka shpërblim dhe kushdo që sponsorizon për to ose që jep mësim në to ka shpërblim.
Të gjithë ata bëjnë pjesë në fjalën e tij:
“Më i miri prej jush, është ai që e mëson Kur’anin dhe ua mëson të tjerëve.”

(Sherhu Rijadhus-Salihijn 4/639)

Artikulli paraprakPyetje që u ndaluan t’i bëhen Profetit alejhi selam
Artikulli vijues6 shkaqet që lehtësojnë mësimin përmendësh