Me “Like”, përdoruesit e Facebook padashje zbulojnë sekretet e tyre intime

Sa herë që bëjnë një “like”, përdoruesit e Facebook padashje zbulojnë sekretet e tyre intime online – duke përfshirë informata të ndjeshme si orientimi i tyre seksual, përdorimi i drogës apo bindjet politike, thuhet sipas një studimi lidhur me privatësinë në internet.
Nga hulumtimi i më shumë se 58 mijë profileve të përdoruesve amerikan në Facebook është gjetur se karakteristikat e ndjeshme personale për njerëzit mund të nxirren me informata shumë të sakta nga domeni publik.

Hulumtuesit ishin në gjendje që saktësisht të nxjerrin të dhënat të rëndësishme të përdoruesve të Facebook, si nivelin e tyre të inteligjencës, orientimin e tyre seksual, përdorimin e substancave narkotike, personalitetin apo pikëpamjet e tyre politike, vetëm duke studiuar temat që ata kanë pëlqyer përmes butonit “Like” – edhe nëse përdoruesit kishin zgjedhur të mos e zbulojnë këtë informacion për të tjerët.

Studimi do të rihapë debatin në lidhje me privatësinë në epokën dixhitale dhe ngre shqetësime të freskëta mbi çfarë informacioni njerëzit po shpërndajnë online.

Artikulli paraprakMe “Like”, përdoruesit e Facebook padashje zbulojnë sekretet e tyre intime
Artikulli vijues1 ditë e Xherdanit: Bayerni, feja dhe familja