Më thuaj se kush përfiton prej një akti terrorist të të them se kush qëndron pas tij

0
248

“Më thuaj se kush përfiton prej një akti terrorist të të them se kush qëndron pas tij”

Sikur të isha Mari le Pen do shpresoja me gjithe zemër që të ndodhte një atentat si ky që ndodhi sot në Paris: Dy burra me maska të cilet masakruan 11 persona duke bërtitur “do të marrim hakun e Profetit” do më shërbenin jashtë mase për të bërë të mundur që fushata ime elektorale të eci para, e cila bazohet në ksenofobinë dhe veçanërisht në Islamofobinë.

Sikur të isha një zionist do të uroja me gjithë zemër një atentat si ky i sotshmi në Paris. Dy njerëz me maska të cilet masakruan 11 persona duke bërtitur “do të hakmeremi për Profetin” , padyshim që do të më hynin shumë në punë për të riforcuar konceptin se Islami është fe e dhunës dhe e terrorit dhe se për këtë motiv të gjithë muslimanët janë armiq të paqes dhe të demokracisë.

Sikur të isha Fransua Holande do ta uroja me gjithe zemer… një atentat si ky i sotshmi në Paris. Ku dy burra me maska të cilët masakruan 11 persona duke bërtitur “kjo është hakmarje për Profetin” do të më shërbenin jashtë mase për t’i hequr vëmendjen popullit nga problemet aktuale dhe për të hedhur një thirrje për “bashkim kombetar” kundër çdo lloj terrorizmi ndaj lirisë së shprehjes.

Sikur të isha një musliman i devotshëm – po ashtu edhe një fondamentalist – do të ruhesha për të realizuar një atentat në të cilin do të masakroja 11 persona duke bërtitur ” kjo është hakmarje për Profetin” para së gjithash sepse nuk ka asgjë që të veçantë për të cilën duhet të hakmeret, e së dyti sepse nëse e bëja këtë nuk do bëja asgjë tjetër veçse do t’i kontribuoja luftës kundër Islamit e cila tashmë ka përfshire gjithë botën Perëndimore.

Por me sa duket principi se kujt i sjell dobi kjo për mediat që po transmetojnë lajmin në mbarë botën nuk ka më asnjë vlerë. Kanë rëndësi vetëm “faktet” e dukshme, ana siperfaqësore e gjërave, ka vetëm vlerë fakti se dy vrasësit thirren “po hakmeremi për Profetin” e gjithë kjo për të arritur përballë faktit të parevokueshem, se përsëri jemi përballë kërcënimit të rradhes të “terrorizmit Islamik “

Massimo Mazzucco – regjizor dhe gazetar italian