Mediat greke: Për dy muaj Maqedonia në Greqi ka kthyer më shumë se 11.800 refugjatë

“Deportime masive nga Maqedonia”, “Për dy muaj Maqedonia në Greqi ka kthyer 11.800 refugjatë”, “Maqedonia”: kemi parandaluar hyrje të më shumë se 11.800 refugjatëve nga Greqia”, janë vetëm disa nga titujt në mediat greke, të cilat sot transmetojnë tekst nga agjencia turke të lajmeve Anadoll. Anadoll këtë fundjavë publikoi tekst me titull “Nga mbyllja e Rrugës ballkanike”, në Maqedoni janë zbuluar mbi 11.803 migrantë ilegalë”, në të cilin Natalia Spirova Kordiq, kryeshefe e Sektorit për marrëdhënie me publikun dhe protokollin në Departamentin për marrëdhënie me opinionin dhe çështjet strategjike pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, inforoi se nga 8 marsi i këtij viti, kur vendet e BE­-së e mbyllën rutën perëndimore­ballkanike, për dy muaj është parandaluar përpjekja për hyrje ilegale në Maqedoni e 11.803 migrantëve.

“Duke filluar nga 8 marsi i vitit 2016, që kur vendet anëtare të BE­së e mbyllën ‘Rrugën e Ballkanike’, e deri më 12 maj të vitit 2016, gjithsej janë zbuluar 11.803 migrantë, të gjithë në hyrje në Republikën e Maqedonisë gjatë tentativës për kalimin ilegal të kufirit Maqedoni­Greqi, dhe të njëjtit janë kthyer në Republikën e Greqisë. Çdo tentim për hyrje ilegale në Republikën e Maqedonisë është parandaluar nga nëpunësit e ushtrisë dhe policisë së bashku me nëpunësit e huaj policorë të stacionuar përgjatë vijës kufitare”, transmetohet në Greqi deklarata e Kordiqit për Anadoll. Ajo informoi se se në periudhën prej 1 janarit deri më 11 maj të vitit 2016, janë zbuluar gjithsej 19 vepra penale “trafikim të migrantëve”, ndërsa kundër 23 personave janë ngritur kallëzime penale, të cilët tentuan që të trafikojnë gjithsej 319 migrantë. Duke sqaruar për procedurën për kapjes së tyre në territorin e Republikës së Maqedonisë, SpirovaKordiq thekson se migrantët e kapur në këto situata transportohen në Qendrën e pranimit në Gazi Babë dhe veprohet sipas procedura të rregullta gjyqësore.

“Muajin e kaluar, sipas të dhënave statistikore të arritshme për opinionin, mbeti e paqartë se çfarë ka ndodhur me më shumë se 400 refugjatë të cilët u evidentuan se kanë hyrë në vend, por megjithatë askund nuk figurojnë. Sipas burimeve lokale, ekzistojnë pretendime se refugjatët përmes mënyrave ilegale me ndihmë të trafikantëve kanë arritur që ta kalojnë kufirin verior të Maqedonisë dhe të mbërrijnë deri në Serbi, për çka trafikantëve u paguanin rreth 1.500 euro për person”, njoftoi agjencia Anadoll, ndërsa transmetojnë mediat greke.

Në gjithë këtë, në Greqi akoma shtohet se “autoritetet e Maqedonisë periudikisht kumtojnë se ka pasur arrestime të reja të migrantëve ilegalë dhe deportime të refugjatëve nga territori i tyre” dhe nënvizojnë se “ky fenomen në dy javët e fundit ka dimensione të mëdha”. Gazeta “Etnos” shton se në të njëjtën kohë, vazhdojnë orvatjet e autoriteteve greke që t’i bindin refugjatët nga Idomeni të akomodohen në qendra të organizuara pranimi. Sipas burimeve policore, në të cilat referohet gazeta, javën e kaluar nga kampi janë zhvendosur 600 persona, ndërsa sipas Trupit koordinativ për përballje me krizën e migrantëve, në kamp akoma ka 9.220 migrantë dhe refugjatë. mb/hr/13:47

Artikulli paraprakLiqeni i vdekjes, çfarëdo që e prek, vdes! (FOTO)
Artikulli vijuesSëmundjet pa simptoma që mund të jenë fatale