Thuajse çdo ditë mediat maqedonasen trajtojnë informacione në kontest negativ mbi shqiptarët në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri dhe gjetiu.
Në numrin e të enjtes, gazeta në gjuhën maqedonase “Dnevnik”, trajton deklaratën e presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jajaga mbi pranimin e 3000 refugjatëve sirian në territorin kosovar, transmeton Zhurnal.
Me titull: “Kosova nuk i do fëmijët e vet, kurse kërkon të kujdeset për të tjerët”, gazeta sjell si lustrim negativ për të kundërshtuar qëndrimin e presidentet kosovare, deklaratën e një refugjati të përkatësisë rome i cili nga koha e luftës së vitit 1999 në Kosovë, ka ngelur refugjat në Maqedoni.
Personi me emrin Muharem Gashi nga Fushë Kosova, i cili thuhet se tani e 13 vite e gjysmë jeton në Maqedoni me statusin e refugjatit, në bisedën telefonike me redaksinë e gazetës “Dnevnik”, ka injorizuar deklaratën e presidentes kosovare, Atifete Jajaga, duke shtuar se: “Propozimi i Jajagës është qesharak, sepse ai dhe shumë të tjerë tani e 13 vite e gjysmë nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre sepse nuk janë të dëshiruar atje”, përcjell Zhurnal.
“Zhurnal”, hulumtoi rastin e Muharem Gashit dhe arriti deri tek informacionet se ai dhe shumë të tjerë u janë bashkëngjitur forcave paramilitare serbe duke terrorizuar popullatën vendase, dhe vetëm pasi hyri NATO në Kosovë dhe forcat serbe u larguan nga atje, këto familje kryesisht të komunitetit rom që përlyen duart me gjak, pa imponim por vetëm nga frika për veprat e kryera çnjerëzore kishin lëshuar territorin e Republikës së Kosovës.
You Might also Like
Dy joshjet e shejtanit
Disa prej të parëve tanë kanë thënë: “Në çdo urdhër të Allahut drejtuar njerëzve, shejtani…
By
Redaksia
1 Min Read
Mobilizohet rende Policia e Kosovës, shkak manifestimi i opozitës
Tri subjektet opozitare në Kosovë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lëvizja Vetëvendosje (VV) dhe…
By
Redaksia
1 Min Read
Edhe një Xhami në Shkodër – U inaugurua xhamia e re në kalanë e Drishtit
Shkodër: Kalaja e Drishtit, kalaja e teuhidit! U inaugurua xhamia e re në kalanë e…
By
Redaksia
8 Min Read
Shqiptari Ferid Hajrullahu padit R.M.-në në Strasburg, e fiton gjyqin
Gjykata Evropiane Për të Drejtat e Njeriut, me 29 tetor të vitit 2015 në lëndën…
By
Redaksia
2 Min Read
QËNDRIMI I MUSLIMANIT NDAJ KATASTROFAVE NATYRORE
Falënderimi i takon Allahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë…
By
Redaksia
15 Min Read
Gruaja e Ivanovicit: E di shumë mirë se kush e bëri vrasjen
Milena, gruaja e udhëheqësit të partisë SDP Oliver Ivanovic, ishte e tronditur pasi dëgjoi lajmin…
By
Redaksia
2 Min Read
