“Megjashi”: I papranueshëm amnistimi i pedofilëve

Ambasada e parë në botë për fëmijë “Megjashi”, vlerëson se është e papranueshme të amnistohen pedofilët. Ky reagim vjen pasi që Gjykata Kushtetuese vendosi që të debatojë për ndryshimet në ligjin për amnisti. Nëse Gjykata e kthen vendimin e vjetër ligjor prej para 7 vjetëve në 2009, atëherë, kryetari i shtetit do të ketë kompetenca që përveç personave që kanë bërë mashtrime zgjedhore, t’i amnistojë edhe të dilerët dhe pedofilët.

Nga “Megjashi” porositin: Gjykata Kushtetuese ta rishikojë iniciativë, sepse nëse amnistohen pedofilët, të gjithë kompetentët janë përgjegjës.

Drejtori i Ambasadës për Fëmijë, “Megjashi”, shtoi: Pas luftës sonë të rëndë për dënim më të ashpër të pedofilëve që në vitin 2014 Parlamenti e votoi, tani jemi të hutuar dhe me pabesi e ndjekim situatën. Vlerësojmë se nëse kjo ndodhë në praktikë, edhe ata do të jenë bashkëpunëtor sepse në shumicën e rasteve vepra përsëritet dhe në këtë mënyrë jepet mundësi për rrezikimin e fëmijëve.

Vllade Gjorçev shtoi se: Nëse kalon ky ligj, ajo do të thotë amnistim momental për 27 persona të dënuar për vrasje, nga të cilët 10 ose 20% të tyre, do ta përsërisin veprën, 29 përdhunues, 14 pedofilë, njerëz që kanë kryer marrëdhënie me fëmijë nën 14 vjet, 6 persona të dënuar për njerëz që kanë kryer marrëdhënie me njerëz të paaftë, 391 dilerë do të dilnin nga burgu, nga të cilët më shumë se gjysma e tyre do ta përsërisin veprën.

Përndryshe, pedofilia vlerësohet si vepër më e rëndë penale. Momentalisht në regjistrin për pedofili i cili është publik në internet me emra dhe fotografi ka mbi 200 persona të dënuar për keqpërdorim seksual të fëmijëve. Sipas të dhënave, nga numri i përgjithshëm i sulmeve seksuale, rreth dy e treta e tyre është ndaj fëmijëve dhe të miturve.

Artikulli paraprakKambovski: Maqedonisë i erdhi fundi!
Artikulli vijuesSa refugjatë të dalin në Serbi, aq refugjatë do të lejojë Maqedonia të hynë nga Greqia