Mënyra më e mirë natyrore për të pastruar mushkëritë nga nikotina dhe katrani

Nëse jeni duhanpirës dhe keni vendosur ta braktisni atë, ​​ ju duhet ta dini se mushkëritë tuaja janë të ngarkuara me nikotinë dhe katran. Asnjëra prej tyre nuk është gjë e mirë për trupin tuaj. E njëjta gjë vlen edhe për ata që vec i kanë thënë “jo” cigares muaj më parë.
Nëse jeni duke kërkuar një mënyrë me të cilën do t’i heqni qafe këto “të këqia”, ky artikull do t’ju ndihmojë .
Hapi i parë në qoftë se ju aktualisht jeni duhanxhi , duhet ta braktisni duhanin sa më shpejt që të jetë e mundur. Fakti pse është mirë dhe e domosdoshme që të përpiqeni maksimalisht për ta lënë duhanin sa më shpejt që të jetë e mundur, qëndron në atë se ndikimi i nikotinës dhe tymit të duhanit ndikojnë në mushkëri me dëmtime të pakthyeshme, të cilat bëhen edhe më të dëmshme në qoftë se ju vazhdoni edhe më gjatë në pirjen e duhanit.

Ne po ju ofrojmë një zgjidhje shumë efektive për të pastruar mushkëritë tuaja, pas vendimit të guximshëm që ju morrët për të ruajtur shëndetin tuaj, të familjes, të pasardhësve dhe të atyre që të rrethojnë.

E mira e kësaj është se ju keni nevojë vetëm për 3 përbërës të thjeshtë.

Përbërësit:
400g qepë
2 lugë shafran të Indisë
Rrënjë xhenxhefil (një pjesë prej 2cm)
1L Ujë
400g mjaltë

Përgatitja:
Vloni ujin. Mjaltën, sigurohuni që ta shtoni vetëm në fund, pasi ka përfunduar vlimi dhe kur temperatura të fillon të zbret.
Prisni qepët dhe grini rrënjët e xhenxhefilit. Shtoni këta përbërës në ujin e vluar.
Përzierjen vlojeni përsëri, i shtoni 2 lugë çaji pluhur të shafranit të Indisë dhe zvogëloni temperaturen e ngrohjes.
Ziejeni këta përbërës derisa të avullohet gjysma e ujit, pra në tenxhere ta kemi sasinë përgjysmë më të vogël se sa kur e kemi mbushur në fillim.
Në këtë kohë, tenxheren e largoni nga shporeti, dhe këtë ilaç tuajin dhe hedheni në një kavanoz. Le të ftohet plotësisht. Mbajeni kavanozin në frigorifer tuaj.
Merrni këtë ilaç dy herë në ditë – në mëngjes, para se të hani dhe pini , dhe pastak natën vonë ose në darkë. Merrni 2 lugë në çdo përdorim.

Përfitimet shëndetësore

Xhenxhefil
Vetitë e saj shëruese janë përdorur që nga kohërat e lashta. Erëza e fuqishme siguron një gamë të gjerë të përfitimeve shëndetësore, duke përfshirë aftësinë për të eliminuar të gjitha mbetjet e mukusit të dëmtuar.

Shafran i Indisë
Është i njohur për efektin anti-bakterial, anti-viral dhe anti-septik. Shafran i Indisë pastron gjakun dhe parandalon inflamacionet.

Qepa
Njësoj si hudhra, qepa siguron veti të forta anti-kancerogjene. Ato përdoren në trajtimin e semundjeve malinje. Kjo perime ofron një parandalim efikas kundër probleme të frymëmarrjes./kohaislame.com

Artikulli paraprak‘Civilna Zastita’-s rrahë Policinë e Kosovës
Artikulli vijuesDyshimet për monopol, Gani Thaçi dhe ‘Kontrata Sekrete’