Mërgim Mavraj është krenaria jonë

Përveç Shpend Ahmetit, Mërgim Mavrajt i ka dal në mbrojtje edhe deputeti Gëzim Kelmendi. Kelmendi ka shkruar në facebook se ky opinion nuk nguron që ta njollos dhe rrënon çdo sukses të heronjëve tanë vetëm e vetëm pse këta heronj krenohen me identitetin e tyre fetar dhe e ruajnë veten nga gjërat e ndaluara dhe të urryera, transmeton Ditori

Ja postimi i plotë i Gëzim Kelmendit në Facebook:

Mërgim Mavraj është krenaria jonë

Me sjelljen e tij (mos reklamimin e “Birra Peja”) që përkon me devotshmërinë dhe edukaten fetare që ka, ka arritur që ta “alarmoj” opinionin injorant dhe islamofob.
Ky opinion nuk nguron që ta njollos dhe rrënon çdo sukses të heronjëve tanë vetëm e vetëm pse këta heronj krenohen me identitetin e tyre fetar dhe e ruajnë veten nga gjërat e ndaluara dhe të urryera.
Ne, këtij burri sikur Mërgim Mavraj i themi vazhdo dhe mos e kthe kokën prapa, të mirat që ja keni sjellë shqiptarëve, këta injorant dhe islamofoba munden vetëm në ëndër me i ëndëru”, ka shkruar Kelmendi në facebook. /Ditori.com

Artikulli paraprakRa ky Mavraj e dolën në pah avokatët e djallit!
Artikulli vijuesHoxhë Fatmir Latifaj mbështet Mërgim Mavraj