Në emisionin 10 minuta analisti Mersel Bilalli tha se toleranca nga faktori ndërkombëtar, ndaj partive politike në pushtet bëhet për shkak krizës së refugjatëve dhe sipas tij për të mbetur këto parti në qeveri po bëhen kalkulime të fshehta.
“Tani si duket po bëhen kalkulime të ndryshme dhe marrëveshje të fshehta. Nuk është vetëm problem i emrit, por është edhe problem i mundësisë që në Maqedoni do të ndërtohet një kamp prej 200 mijë refugjatëve, që do të ishte një havari e përgjithshme megjithatë kalkulimi i interesave për të mbet në pushtet edhe atë e toleron, por votuesit sa do ta tolerojnë atë është çështje tjetër”, tha ai.
Sipas Bilallit, faktori ndërkombëtar në këto moment është i ndeshur në shumë segmente dhe se nuk ka kohë të merret më shumë me Maqedoninë.
“Si pak a shumë të kursehet Evropa, e cila realisht me konfliktin në Siri dhe me pasojat e sajë të refugjatëve, ndeshjet me minimin komplet të procesit integrues të brendshëm dhe funksional. Shengeni është në koma, disa shtete edhe mund të lëshojnë atë. Në këtë situatë të shpëtimit të Evropës me siguri se Uashingtoni Maqedoninë nuk mund ta gjej as në hartë”, shprehet Bilalli.
Ai tha se një sistem që nuk ka ardhur në pushtet me proces të ndershëm, ai nuk mund të menaxhojë ndershëm