Messengeri shton “bisedat private”

Facebooku ka njoftuar se shumë shpejtë do të shtojë bisedat private në aplikacionin Messenger.

Rrjeti social edhe pse po shijon sukseset e aplikacionit tjetër të bisedave “WhatsApp”, të cilin e ka blerë për 19 miliardë dollarë, ka vendosur që ta përforcojë edhe Messengerin.

Gjiganti teknologjik ka bërë të ditur sot se do të fillojë testimin e “bisedave sekrete” brenda Messengerit që pritet të ketë edhe enkriptimin “end-to-end”, transmeton Koha.net. “Bisedat sekrete” mund të realizohen vetëm përmes dy pajisjeve me të cilat komunikojnë përdoruesit e Messengerit.

Messengerin e përdorin rreth 900 milionë njerëz nëpër botë.

Artikulli paraprakVrau shqiptarin, dënohet me 26 vite burg rumuni
Artikulli vijuesHoxha Osman Musliu i kundërpërgjigjet Mehmet Krajës, e quan stalinist