Pejgamberi alejhi selam ka thënë:
Mësyshi është realitet, nëse diçka i paraprinë “Kaderit” caktimit, i paraprinë mësyshi.
Luteni Allahun që t’u mbrojë nga mësyshi, sepse mësyshi është realitet.
E çfarë është mësyshi?
“Mësyshi është shikimi me urrejtje ose simpati i shoqëruar me shprehje vlerësimi, admirimi e lavdërimi. Shikim ky i cili mund të sjellë ndonjë dëm përsonit që është goditur nga mësyshi.”
Për t’a eliminuar këtë sëmundje tek përsoni që është goditur nga mësyshi, është e rekomanduar t’i lexohen këto pjesë të Kur’anit fisnik:
1. Sureja Jusuf, ajeti 67
2. Sureja Kalem, ajeti 51
3. Sureja Felek komplet (Ose Suren Ihlas “Kulhuvallahin” 7x, Felekin 7x dhe Nasin 7x)
Përgatiti: Ibrahim Beqiri
(Islampress)