Meta në Parlamentin e Maqedonisë: Respektoni "Ohrin"

0
248

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ka kërkuar nga Maqedonia zbatimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit, për një bashkëjetesë më të mirë në këtë vend.

Me rastin e vizitës 2-ditore në Shkup, Meta ka mbajtur një fjalim në Parlamentin e Maqedonisë, ku ndër të tjera tha se “s’duam të jemi thejsht fqinj, por vëllezër që jetojmë në një hapësirë të përbashkët”. 

Meta ndodhet në Maqedoni për një vizitë dyditore me ftesë të homologut të tij Trajko Veljanoski, dhe gjatë ditës së sotme do të takohet edhe me presidentin e kryeministrin maqedonas. 

Në ditën e dytë të vizitës, janë Meta do të ketë takime me krerët e partive politike, Ali Ahmeti e BDI-së, Menduh Thaçin e PDSH-së, por edhe takimi me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev. /albeu/kohaislame