Mijëra besimtarë në I’tikaf në xhaminë Aksa

Në xhaminë Aksa kanë ardhur mijëra besimtarë nga të gjitha pjesët e Palestinës, por edhe nga vende të ndryshme të botës për të kaluar dhjetë netët e fundit të muajit Ramazan në I’tikaf (një sunet i pejgamberit a.s.).
 
I’tikafi është traditë islame ku muslimanët izolohen në xhami për një periudhë të caktuar, që në mënyrë intensive t’i përkushtohen ibadetit (adhurimit) në dhjetë ditët e fundit të muajit të bekuar të ramazanit.
 
Xhamia Aksa është xhamia e tretë për nga rëndësia tek muslimanët pas Qabesë dhe xhamisë së pejgamberit a.s. në Medine.
 
Pjesa më e madhe e palestinezëve që jetojnë në territoret e pushtuara Izraelite në xhaminë Aksa kanë hyrë përmbi mure për shkak të kufizimeve që i ka vendosur Izraeli.
Artikulli paraprakTurqia, e 10-a në botë për turizmin shëndetësor
Artikulli vijuesDavutoglu fillon nga CHP-ja bisedimet për koalicionin qeverisës