Mijëra indonezianë dolën në rrugë për të parë eklipsin e diellit

Mijëra njerëz në njërin nga shtetet më të populluara muslimane në botë, Indonezi, vërshuan rajonet Sumatra, Borneo dhe Sulawesi për të parë të mërkurën në mëngjes errësimin e plotë të diellit, të parin pas 33 vitesh, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ora 6:19 sipas kohës lokale indonezianët kishin mundësinë të shohin kalimin e hënës mbi diell, një pamje spektakolare që ka mahnitur qytetarët. Dielli përsëri u shfaq pas një intervali prej dy minutash e gjysëm, kohë e mjaftueshme që dëshmitarët okularë të mund të shkrepin foto nga celularët e tyre.

Disa indonezianë qëndruan në shtëpitë e tyre duke besuar se eklipsi ndodhë nga shkaku se një kuçedër e gëlltitë diellin.

Artikulli paraprakBIH: Në muret e shtëpisë gjendet një dorëshkrim i Kuranit
Artikulli vijues“Edhe unë jam i bindur se në botë nuk ka ateistë, miku im..!”