Mijëra irakianë sunitë dolën në demonstrata masive

Këto tubime zhvillohen në kuadër të protestave anti-qeveritare që kanë shpërthyer në pjesë të ndryshme të vendit

Rreth 60.000 banorë sunitë dolën me protesta masive në qytetin e Al Fallujah të Irakut (50 km në perëndim të Bagdadit), duke bllokuar për të satën herë me radhë autostradën strategjike që lidh vendin me Sirinë dhe Jordaninë.

Protestuesit bllokuan sot edhe një rrugë kryesore në provincën Anbar, duke mbajtur pankarta në duar e duke hedhur parulla kundër qeverisë së kryeministrit Nuri al-Maliki që kontrollohet nga shiitët.

Protestuesit e akuzojnë qeverinë se po përpiqet të shtypë të drejtat e pakicës suni në këtë vend me shumicë shiite.

Pjesëmarrësit e mitingut i kërkojnë Kryeministrit të Irakut, Nouri al-Maliki, të rreshtë së orientuari nga Irani në politikën e brendshme dhe të jashtme të vendit. Shumë demonstrues kërkojnë gjithashtu dorëheqjen e al-Maliki, djegin flamujt iranianë dhe kërcënohen të organizojnë një kryengritje të vërtetë.

Artikulli paraprakShqipëria gjatë vitit 2012
Artikulli vijuesKongresi lejon përgjimin pa kufij të shtetasve të huaj