Mijëra myslimanë luten pranë Koloseut, si shenjë proteste për mbylljen e xhamive

Të gjithë myslimanët në Romë kanë lënë takim pranë Koloseut për t’i thënë JO mbylljes së xhamive. “Të mbyllësh një vend lutjeje është një akt kundër fesë” ka qenë slogani i manifestuesve.

Grumbullimi i tyre u organizua nga shoqata “Dhuumcatu Association”, një grup nga Bangladeshi i fokusuar tek të drejtat e emigrantëve myslimanë.

Drejtuesit e kësaj organizate bënë me dije se policia ka mbyllur shumë institucione të besimit islam në Romë, duke bërë privuar mbi 100 mijë myslimanë, që jetojnë dhe punojnë në Romë, nga lutja e tyre në institucionet e tyre të besimit

Artikulli paraprakShqipëri-Kosovë, historia që po çohet dëm
Artikulli vijuesSejid Kutubi triumfon në Turqi!