Mijëvjeçari i tretë – Aleksandër Solzenicyn

Mijëvjeçari i tretë 
Aleksandër Solzenicyn 
Përktheu nga italishtja Ardit Kraja 

Çdo herë që vij në principatën e Lienchtenstein kujtoi i tronditur atë mësim të jashtëzakonshëm guximi të këtij vendi të vogël dhe princit të tij Françesko Gjuzepe II i cili më 1945 duke kërcënuar aparatin ushtarak sovjetik nuk hezitoi të strehojë një grup anti-kumonistësh rus që kërkonin strehim nga tirania e Stalinit. Me të drejtë miliona qytetarë sovjetik dhanë jetën për të fituar bashkë më perëndimin një fitore të përbashkët, por siç rezultoi, ata nuk morën as të njëjtën të drejtë për liri si të tjerët …dhe është e pabesueshme që shtypi i lirë perëndimorë ka qenë bashkëfajtorë në të mbajturit fshehtë për 25 vjet këtë krim. Askush, as atëherë, e as tani e as në të ardhmen nuk do t’i demaskojë kurrë ata gjeneralë dhe qeveritarë britanik dhe amerikanë si kriminel lufte, për aksionet e tyre dhe aq më tepër që nuk do t’i çojë as në gjyq. 

Etika dhe Politika 

Kundërshtimi i guximshëm i Lienchtensteinit të vogël dhe sjelljes tradhtare të majave të fuqive të mëdha do të na shoqërojë natyrisht në një pyetje më të gjerë. Cili është roli? Cila është pjesa më e pranueshme dhe e nevojshme e moralit në politikë. Erazmi ishte i bindur se politika është një kategori morale dhe profetizonte që ajo duhet të ndiqte impulset etike. Por kjo ndodhi në shekullin e XVI. Pastaj erdhi iluminizmi dhe që nga shekulli XVII deri tek shekulli XVIII kishim tashmë përkrahur Xhon Lokun (John Locke) i cili thoshte se është absurde për të praktikuar parametrat morale në shtet dhe në sjellje. Kështu njerëzit e politikës për atë rrjedhë historie e kanë ndierë veten shumë shpesh të çliruar nga shtrëngimet e moralit, kështu mund të shijonin një justifikim teorik. Për burrat e shtetit normat morale janë gjithnjë e më të dobëta se ato të politikës, por në epokën tonë rrjedhojat e vendimeve të tyre kanë patur një gjerësi tepër të madhe. Shihet qartë se kriteret etike të aplikueshme në sjelljet e individëve, familjeve dhe peronave të ngushtë nuk mund të përdoren të njëjta për sjelljen e shtetit dhe qeveritarëve, nuk mund të ketë një ekuivalencë të qartë sepse shkalla e thelbit të ngjarjeve, për më tepër detyrat e strukturave administrative prodhojnë një farë deformimi. Kombet janë të drejtuar nga politikanët dhe politikanët janë njerëz të zakonshëm veprimet e të cilëve influencojnë mbi njerëzit e tjerë të zakonshëm. Politika shpesh lëkundet për motive mjaft të ndryshme nga nevojat e shtetit. Prandaj çfarë detyre morale duhet t’u imponohet individëve që të kuptojnë ndryshimin prej ndershmërisë nga vjedhjet dhe mashtrimet dhe prej zemërgjerësisë nga bollëku dhe lakmia, ligësitë përcaktohen nga masat e gjëra të vendosura nga politika e vendit, nga qeveritarët, parlamenti dhe partitë. Nëse shteti, partitë dhe politika nuk do të bazohen në etikën e moralit, njerëzimi nuk do të ketë më të ardhme. Në të kundërt nëse politika e një vendi ose udhëzimi i një individi do të jenë të drejtuar nga një busull morale sjellja e tij do të jetë jo vetëm më njerëzorja por duke e shikuar edhe nga pikëpamja e largët ajo do të jetë më e urta për zhvillimet e ardhshme. Në popullin rus ky koncept i mbajtur si një ideal për t’u ndjekur shprehet si ndërmjetësues i termit të vërtetë dhe frazës për të jetuar sipas të vërtetës kanë qenë shumë të rrënjosura. Mjerisht sot në vendin tim, këto morale të errëta janë shtyrë në rrugën e pafytyrësisë dhe kanë adaptuar egërsisht sjelljet më të kritikueshme. Nëse vështrohet që për 70 vjet zhdukja sistematike e popullit tonë nuk u krye në mënyrë të pastër dhe të rastësishme por ai i ishte drejtuar atyre që kishin cilësi të shkëlqyer morale dhe intelektuale. Dhe kështu portreti i Rusisë në ditët tona është më i dëshpëruar dhe më kaotik, njësoj sikurse e kanë prodhuar mangësitë e përgjithshme të natyrës njerëzore. Por mos të shpërndajnë fatkeqësisht midis vendeve dhe kombeve është fjala për fatkeqësi të zakonshme tani që po i afrohemi fundit të mijëvjeçarit të dytë. Pastaj nuk është e rastit për të folur me kaq polemikë të lehtë për një term si morali…. 

Aksioma e Bet’hamit 

Që nga shekulli i XVIII kemi trashëguar normat dhe rregullin e Xheremi Bet’ham i cili ka thënë: “Morali është ajo që kënaq numrin më të madh të njerëzve”. Njeriu nuk mund të dëshirojë asgjë tjetër përveç asaj që favorizon ruajtjen e energjisë së ekzistencës së tij. Gatishmëria më të cilën bota e civilizimit pranoi një këshillë kaq të vyer e të shtrenjtë ishte e mahnitshme. Ftohtësia sundon marrëdhëniet e punëve madje shihet si sjellje normale. Nëse për pushtet pozicionon edhe pasuri mban një avantazh edhe nëse në një farë mënyre dorëzohet para një rivali apo konkurruesi, mbahet sikur të ketë bërë gabim mikroskopik dhe të pafalshëm. Çdo ngjarje, veprim dhe qëllim janë të vlerësuara në bazë të parametrave të ligjshme. Ligjshmëria kishte në origjinë funksionin e pengimit të akteve imorale dhe shpesh arrin të realizojë por nganjëherë kur arrin një lloj realizimi legal favorizon sjellje imorale. Mundemi vetëm të falënderojmë natyrën njerëzore që ekziston në këtë hipnozë të ligjëruar dhe nuk lëshohet në plogështinë e pandjeshmërisë shpirtërore në ballafaqim me fatkeqësitë e të tjerëve. Dhe shumë perëndimorë të pasur reagojnë me solidaritet dhe gatishmëri për dhimbjet dhe vuajtjet e personave të largët duke i dhënë të mira materiale dhe para dhe shpesh të impenjuar personalisht. Njohuria dhe kapaciteti njerëzorë va
zhdon të afirmohet dhe nuk mundet dhe as që nuk duhet të bllokohen. Në shekullin XVIII një progresi i tillë filloi të shpejtohet dhe u bë më i dukshëm. Ana Robert Turgot e përcaktoi me zë të lartë termin progres dhe afirmoi që progresi i bazuar në zhvillimin ekonomik do të kishte futur padyshim dhe drejtpërdrejtë temperamentin njerëzorë në ëmbëlsinë e tij. Ky etiketim madhështorë u adoptua gjerësisht dhe u bë një filozofi krenare jete dhe universale. Njerëzimi vendosi shpejt besimin e tij në progres. Ndërsa askush nuk ngriti problemin? Progresi po si? Dhe për çfarë? A do të humbim diçka në këtë revolucion të tillë? Të gjithë imagjinonin me entuziazëm që progresi do të kishte përqafuar çdo aspekt të ekzistencës dhe të tërë njerëzimit. Në bazë të këtij optimizmi të thellë të progresit, Karl Marksi përcaktoi që historia do të na shoqëronte drejt drejtësisë pa ndihmën e Zotit. 


Burime të kufizuara 

Koha kaloi dhe rezultoi që me të vërtetë progresi po ecte përpara. Sot madje ka tejkaluar shumë perspektivat por vetëm në fushën e civilizimit teknologjik. (Duke regjistruar suksese të veçanta në prodhimin e rehatisë (dhe komfortit) dhe teknologjisë ushtarake për pushtime). Progresi në fakt ka avancuar shkëlqyeshëm por ka çuar në pasoja që gjeneratat e mëpërparshme nuk mund ta parashikonin. Gjëja më e vogël që nuk e kishin venë re dhe që pak kohë më parë u zbulua ekzistenca e saj, ishte se progresi infinit nuk mund të verifikohet më një botë me të dhëna të kufizuara, natyra duhet të ndihmohet në vend që të sundohet dhe me këto metoda jemi duke shkatërruar ambientin e caktuar për ne. (Faleminderit Zotit alarmi ka nisur veçanërisht në vendet e industrializuara dhe me një shkallë shumë të vogël kanë filluar operacionet e shpëtimit). Dhe një nga pasojat më të mira të rrëzimit të komunizmit ka qenë shthurja e ekonomisë, krejtësisht absurde dhe e shkapërderdhur që kishte prezantuar një model pune për vendet e shumta. Prandaj kemi bërë një gabim tjetër në llogari sepse ndryshe nga çekishte menduar natyra njerëzore nuk është bërë më e mirë me progres. Nuk kishim harruar asgjë më tepër se shpirtin tonë. Kemi lënë që nevojat të rriten të pakontrolluara dhe tani nuk arrijmë të kuptojmë nga ku duhet filluar. Me ndihmën e përgëzimit të ndërmarrjeve tregtare të cilat shpikën në vazhdim të mira materiale të reja disa prej tyre krejtësisht fallso dhe vrapojmë pas tyre dhe nuk gjejmë asnjëfarë kënaqësie. Asnjëherë nuk do ta gjejmë. 
Akumulimi i pafund i të mirave! As ai nuk do të prodhojë se të mirat duhet të jenë në vartësi të principeve më të larta që duhet të kenë një justifikim, një mision , ashtu siç thotë Nikollaj Berdjajev: “Të mirat prishin jetën e njerëzve dhe bëhen instrumente të lakmisë dhe shtypjes”. Mjetet moderne të transportit kanë hapur krejtësisht vendet e perëndimit . Edhe pa ato njeriu i kohës mund t’i kalojë gjerësisht kufijtë e vetë qenies së tij, përmes syve të televizorit është në një gjendje të përshkojë në një minutë të tërë planetin. Megjithatë me ritmin që shkakton ankth, progresi teknologjik dhe oqeani i informacioneve sipërfaqësore dhe spektakleve të poshtra, shpirti njerëzorë nuk evoluon por bëhet më i zbrazët dhe shikon shtypjen e jetës njerëzore. Kultura jonë bëhet më e varfër dhe më trashaluqe edhe pse tenton ta fundosësh në pjerrësinë e zhurmshme të lajmeve të zbraza. Sa më shumë që shtohen të mirat në komfort në dispozicion të njeriut aq më tepër evolucioni shpirtërorë ndalon. Ngopja prodhon ne zemër një rritim trishtim sepse ndjejmë që shtjella e kënaqësive nuk sjell kënaqësi dhe shpejt mund të mbytet. 

Pasiguria shpirtërore 

Jo, nuk mund të drejtojmë të gjitha shpresat mbi shkencën dhe teknologjinë dhe zhvillimin ekonomik. Fitorja e civilizimit teknologjik ka instaluar tek ne një pasiguri shpirtërore . të mirat e tyre na pasurojnë dhe në të njëjtën kohë na bëjnë të varfër. E gjitha është interes dhe gjithmonë është në interesin tonë të mendojmë për luftën mbi gjërat materiale por një zë i brendshëm na thotë që kemi humbur diçka të pastër, fisnike dhe të brishtë. Ta pranojmë edhe pse në një pëshpëritje dhe duke folur vetë me veten në këtë jetë të tërbuar me ritmin e gjurmëve për çfarë po jetojmë. Na takon të mos e konsiderojmë progresin ( që nuk mund të ndalet nga askush dhe asgjë) një flluskë të pakufizuar bekimesh dhe duke e mbajtur më tepër si një dhuratë të dërguar nga lart për ta na vënë në provë në një mënyrë komplekse vullnetin tonë. Mendojmë për dhurata si telefoni dhe televizori që kur përdoren pa asnjë farë modelimi, copëtojnë integritetin e kohës sonë, duke shqyer kështu fluksin natyral të ekzistencës. Dhurata e zgjatjes së jetës ka pasur pasoja të ndryshme. Është ajo që i ka bërë gjeneratat më të vjetra, një peshë të rëndë për fëmijët dhe duke i dënuar në të njëjtën kohë me një vetmi të gjatë dhe në të ardhmen të braktisur në moshë të vjetër nga të dashurit dhe në pamundësi për të shijuar gëzimin që transmetojnë ekzistencën e këtyre të rinjve. 

Të shtypur nga vetmia 

Por edhe lidhjet midis personave janë duke u copëtuar. Me gjithë pamjen shqetësuese të jetës politike e shoqërore në marrëdhëniet me njerëzore, alienizimin dhe apatia ndaj të tjerëve janë shumëfishuar. Duke konsumuar në ndjekjen e interesave materiale, njerëzit gjenden të shtypur nga një vetmi e trishtueshme. Dhe ishte kjo vetmi që prodhoi britmën e dhimbjes së ekzistencializmit. Nuk duhet të humbim në fluksin mekanik të progresit por duhet të kërkojmë ta drejtojmë atë dr
ejt interesave të shpirtit njerëzorë nuk duhet të bëhemi lodra të progresit por të gjejmë ose të forcojmë sistemin për shfrytëzimin e forcës së tij për të ndjekur të mirën. Dikur besonim që progresi ishte një vektorë i shndritshëm , por ai u shfaq dredha-dredha e cila na ka dërguar pikë për pikë në të njëjtat probleme të hershme të epokave të mëparshme. Vetëm se atëherë të përballosh të tilla probleme rezultonte më e lehtë në një njerëzim më pak konfuz dhe i ç’kombinuar. Kemi humbur harmoninë në të cilën jemi krijuar, harmoninë e brendshme midis asaj shpirtërore dhe asaj fizike. Kemi humbur atë qartësi të shpirtit që na përkiste kur konceptet e së mirës dhe të keqes nuk kishin ardhur akoma si objekte talljeje dhe nuk kishin zënë ende vend në principin fifty-fifty (barazi). Asgjë nuk qartëson pafuqinë aktuale të shpirtit dhe konfuzionin tonë intelektual të humbjes së një qëndrimi të qartë dhe të qetë drejt vdekjes. Sa më shumë mirëqenie që ka njeriu bashkëkohorë aq më shumë ndihet i pushtuar shpirtërisht nga frika e tmerrshme e vdekjes. Kjo frikë masive e cila nuk ndihej nga njerëzit e lashtë ka lindur nga pangopshmëria e jetës sonë, të zhurmshme e të ethshme. Njeriu ka pushuar së ndjeri një pikë e kufizuar e universit edhe pse i pajisur me një vullnet të lirë. Ka filluar ta konsiderojë veten gjithnjë e më tepër qendra e ambientit që e rrethon dhe nuk i është adaptuar botës por ka adaptuar botën vetes së tij. Duke bërë kështu, e ka bërë mendimin mbi vdekjen të patolerueshëm dhe me këtë ai sheh të shuhet në mënyrë të menjëhershme tërë universin. Mospranimi për të njohur fuqinë superiore mbi ne kemi mbushur këtë hapësirë urdhrash personale, papritmas perspektiva e jetës na është shfaqur medoemos e tmerrshme. 


Pas luftës së ftohtë 

Për të gjithë mesi i shekullit 20-të kaloi mbi renë e kërcënimit bërthamorë, një kërcënim fuqia e të cilit kalonte çdo imagjinatë të mendjes sonë. I tillë rrezik duhet sikur do të fshinte Çdo lloj qenie njerëzore të gjallë. Të tjerat dukeshin të parëndësishme, në të cilëndo rast ishim të humbur dhe pamë përse të mos jetojmë ashtu si na pëlqen? Dhe ky kërcënim shërbeu edhe për të ndaluar zhvillimin e shpirtit njerëzorë dhe duke lënë mënjanë reflektimin mbi kuptimin e jetës. Në mënyrë paradoksale ky rrezik i njëjtë i dha përkohësisht shoqërisë perëndimore një lloj qëllimi unitar të ekzistencës, t’i rezistojë kërcënimit vdekjeprurës të komunizmit. Sigurisht jo të gjithë e kuptuan plotësisht kërcënimin dhe një bindje e tillë nuk ishte shpërndarë në masë dhe nuk ishin të paktë ata të ligsht që nuk merrnin parasysh dhe duke mos marrë parasysh kërcënimin hoqën qëndrueshmërinë opozitës perëndimore. Por shumica e përgjegjshme e qeveritarëve mbroj Perëndimin dhe lejoi luftën për fitoren e Berlinit e Koresë dhe mbijetesën në Greqi dhe Portugali. Megjithatë, ishte një epokë në të cilën kryetarët komunistë kishin mundësi të bënin një goditje blic me shumë rëndësi pa pasur një sulm nuklear në përgjigje. Ndoshta vetëm hedonizmi i mbushi mendjen e tyre të kalbur të shtyjnë planin derisa Presidenti Ronald Regan i shpartalloi me një teknologji të avancuar dhe për to një garë të padurueshme të armatimeve. Dhe kështu në fund të shekullit 20 u verifikuan ngjarje zinxhir që ishin parashikuar nga shumë bashkëkohës të mi, por që gjetën në befasi 
Shumë perëndimorë. Komunizmi u rrënua për mungesën e gjallë të brendshme dhe për peshën e kalbësirës së akumuluar në brendësinë e saj. U rrënua me një shpejtësi të pabesueshme në shumë vende njëherazi. Kërcënimi bërthamorë papritmas u harrua. Çfarë ndodhi atëherë? Për disa muaj të shkurtër një ndjenjë gëzimi dhe ngushëllimi u përhap në botë, ndërsa disa të tjerë qanin vdekjen e utopisë tokësore të parajsës socialiste në tokë. Euforia kaloi por bota nuk u bë më e qetë madje me një shpejtësi shumë të madhe sot diçka ndizet këtej dhe shpërthen atje derisa edhe të vendosësh bashkë forca të mjaftueshme për OKB-në për veprime paqeje u bë një detyrë e lehtë. Komunizmi veç të tjerash ka vdekur rrënjësisht në territorin e bashkimit Sovjetik. Në disa republika strukturat e tij institucionale janë integraliste të mbijetuara miliona portrete komuniste përqafojnë një ushtri rezerve dhe rrënjët e komunizmit janë ende të forta në vetëdijen dhe heton e përditshme të njerëzve. Në të njëjtën kohë plagë të tmerrshme janë hapur prej vitesh nga torturimi. Kapitalizmi aktual i lindur e shikon përzierjen e pasurisë kombëtare një plaçkitje që as perëndimi nuk e kishte parë si ai. E gjithë kjo ka indoktrinuar popullin e vogël të papërgatitur e të pambrojtur të provojë nostalgjinë e barazisë në varfërinë e të kaluarës. Edhe pse social komunizmi si ideal tokësorë është rrëzuar, problemet që ai mori përsipër t’i zgjidh , mbeten akoma pafytyrësia e shfrytëzimit të avantazheve sociale dhe pushtetit të pakontrolluar të parasë që shpesh drejtonte rrjedhën e ngjarjeve. Dhe nëse mësimi global nuk do të shërbejë si vaksinë vorbulla e kuqe mund të përsëritet integralisht. Lufta e ftohtë ka mbaruar por problemet e jetës moderne janë rezultat shumë kompleks nga ato që kanë qenë deri tani para dhe dukeshin të adoptueshme në një kuadër politik bidimensional. Krizat e mëparshme të kuptuarit të jetës dhe boshllëkut shpirtërorë të mëparshëm (që gjatë dekadave nukleare ishte madje i theksuar sepse përgjigja injorohet) shfaqen gjithmonë e më të dukshëm. Kur ekzistonte ekuilibri i territorit nuklear një boshllëk i tillë në një farë mënyrë ishte i ngopur nga iluzioni që ndoshta kishim arritur një stabilitet në planet që u tregua më vonë thjeshtë tranzitor. Por tani shihet akoma më qartë se përpara, pyetja e pamëshirshme. Cila është gjysma jonë? 

Në prag të shekullit 21 

Sot i afrohemi një simboli kufijsh midis shekujsh madje edhe mijëvjeçarësh, më pak se tetëvjet na ndajnë nga kjo ngjarje madhështore. Dhe në shpirtin e shqetësuar të kohës së re do të festohet papritur 2001. Cili nga ne nuk dëshiron të arrijë këtë ujëndarës madhështorë me eufori dhe fermente shprese. Me një të tillë gjendje shpirtërore shumë përshëndesin shekullin e njëzet duke shpresuar si epoka e nacional
itetit fisnik duke mos imagjinuar as minimalisht gabimet kanibalë që i kishte sjellë. Vetëm Fiedor Dostojevski duket se e ka parashikuar ngjarjen e totalitarizmit. Në shekullin e njëzet nuk u përcaktua një rritje moralit njerëzorë, por në të u bënë shfarosje me një shkallë të paparë më parë, civilizimi pësoi një shkatërrim të papritur dhe gjendja shpirtërore u rrënua. Edhe pse shekulli i 20-të kishte bërë shumë për të përgatitur një të tillë rezultat. Për cili motiv, pra duhet të presim që shekulli i 21-të, në të cilin në çdo front do të ziejnë armatimet e sofistikuara, të jetë më i mëshirshëm. Ekziston pastaj edhe rreziku ambiental. Dhe shpërthimi demografik i globit tokësorë. Dhe me një problem të një gjenerate krejt të paaftë që quhet si botë e tretë. Kjo konsiston në katër në katër prapaskenat e njerëzimit të sotëm dhe shpejt do të përfaqësojë 6 rendet duke u bërë kështu komponenti më i fuqishëm i shekullit të 21-të. Ata që janë zhytur në varfëri dhe nga varfëria e shpejtë do të kërkojë një listë të rritur kërkesash të kombeve të zhvilluara. Të tilla mendime ishin tashmë në ajrin e mëngjesit të komunizmit sovjetik. Pak dinë për shembull që më 1912 Sulltan Galen komunist dhe nacionalist tartar propozoi krijimin e një internacionaleje të vendeve të kolonizuara dhe gjysmë të kolonizuara që të vihej diktatura e kësaj internacionalejeve mbi shtetet e zhvilluara. Sot duke parë fluksin e refugjatëve që pushtojnë të gjithë kufijtë evropian, Perëndimi nuk mund ta konsiderojë veten si fortesë e sigurte, por , qartësisht e rrethuar. Në të ardhmen kriza ekologjike mund të ndryshojë zonat klimatike duke provokuar mungesën e ujit të ëmbël dhe tokës pjellore në vendet që në një kohë i kishin braktisur të tilla burime. Kjo mund të jap në kohën e saj origjina të reja duke kërcënuar konflikte në planet midis luftërash për të mbijetuar. 


Vetëkufizimi 

Perëndimi është vendosur përballë nevojës së gjetjes së një ekuilibri duke vazhduar të respektojë me të gjitha mënyrat, pluralizmin e shtrenjtë të civilizimeve botërore dhe kërkimi i tyre në zgjidhej të pavarura duhet të kërkojë që të mos humb nga sytë vlerat e vetë stabilitetit historik unike për një jetë civile të rregulluar nga ligji. Një stabilitet tmerrësisht të pushtuar, që të jap hapësirë dhe pavarësi të gjithë individëve dhe qytetarëve. Ka ardhur koha t’i kufizojmë nevojat tona. Është e vështirë të pranosh sakrificën dhe dorëheqjen. Është e vështirë sepse prej kohësh në jetën politike, publike dhe private kemi hedhur në fund të oqeanit çelësin e artë të vetëkufizimit. Por të kufizosh nevojat tona është hapi më i rëndësishëm dhe më i urtë që mund ta kryej ai që e ka pasur lirinë e vetë. Dhe jeta është më e sigurt për të arritur lirinë e vetë. Nuk duhet të presim që ngjarjet e jashtme të na shqelmojnë ose edhe të na rrokullisin duhet të marrim një qëndrim këshillues dhe përmes një vetkufizimi të mësojmë të pranojmë kurset e paevitueshme të ngjarjeve. Vetëm ndërgjegjja jonë e di sa larg jemi nga një filozofi e tillë jete ne ekzistencën tonë personale. Kurse shembuj partish dhe qeverish devijojnë nga kjo rrugë e drejtë nën hundën e të gjithëve. 

Etje për pushtet 

Kur popujt e alarmuar të kohës këshillojnë një konferencë për përballimin e problemit të sigurt të kërcënimit të ambientit dhe të atmosferës së planetit shikojmë që një fuqi e madhe e tillë konsumon pak më pak se gjysmën e ndotjes globale. Kështu për një garë ekonomike ata helmojnë vetveten. Po ashtu edhe Bashkimi Sovjetik humbi kujtesën përgjatë kufijve të rremë të republikave të skicuara nga Lenini, janë shembuj të jashtëzakonshëm të kllapisë së etjes për fuqi. Shtete sapo të lindura kanë vrapuar për të pushtuar territoret gjëra që ishin për to historikisht dhe etnikisht të huaj, territore që përmbanin dhjetëra mijëra dhe herë miliona personash etnikisht të ndryshëm dhe kjo pa menduar më gjatë për të ardhmen duke harruar me pakujdesinë më të madhe, se që të pushtosh ndonjë vend nuk prodhon fruta të mirë. Është e pavlefshme të thuhet se nëse aplikohet principi i vetëkufizimit prej grupeve të partive dhe vendeve të tjera, do të dalin probleme shumë më të vështira. Kur veprohet në një shkallë të lartë të gjitha impenjimet për sakrificën dhe përmbajtjen influencojnë mbi shumicën e njerëzve që janë ndoshta të papërgatitur për pasqyrime ose i kundërshtojnë ato. Dhe edhe vetkufizimi personal i një konsumatori do të ketë efekt në një farë mënyre edhe mbi prodhuesit. Megjithatë, nëse nuk marrim mësim të kufizojmë me vendosmëri nevojat dhe kërkesat tona duke i vënë në varësi të plotë interesat morale, ne si qenie njerëzore do të shkatërrohemi. Shihen me qartësi aspektet më të këqija të natyrës njerëzore. Në shumë raste citohen fjalët e shkrimtarit rus Nikollaj Looskej i shekullit të njëzet: “Nëse personaliteti nuk orientohet drejtë vlerave më të larta se unë, korrupsioni dhe dekadenca do të marrin pashmangmërisht një drejtim nga të fyejë era”. Ose nëse mund t’ju bëj pjesëmarrës të vëzhgimit im personal do të arrijmë të provojmë kënaqësinë e vërtetë shpirtërore, jo duke shtirë në dorë diçka. Me fjalë të tjera në kufizimin e nevojave tona. Sot një ide e tillë na shfaqet e papranueshme e shtrënguar dhe që ngjall neveri sepse në rrjedhën e shekujve jemi çmësuar me atë të cilën paraardhësit tanë u ishte bërë zakon i lindur nga nevoja. Ata ishin të nënshtruar shtrëngimeve të mëdha e të jashtme dhe kishin pak mundësi. Vetëm në këtë shekull rëndësia supreme e kufizimit, vetëvendoset si një e shpallur njerëzimit në të gjithë urgjencën e ngutshme. Por edhe duke mbajtur parasysh lidhje e ndryshime reciproke që karakterizojnë jetë bashkëkohore dhe vetëm përmes vetëkufizimit do të mundohemi me të gjithë vështirësitë e shumta do të eliminojmë gradualisht të këqijat e jetës ekonomike dhe politike. 

Fuqia supreme lart mbi ne 

Sot të pakët janë ata që do të jenë gati për të aplikuar një princip të tillë vetvetes. Megjithatë, në realitet gjithmonë e më komplekse të gjendjes moderne të japin vetes një kufizim është e vetmja mënyrë për të mbrojtur të gjithë. Dhe ndihmon për të kujtuar se ekziston një Autoritet superior dhe infinit, lart mbi ne dhe për të sjellur ndër mend që shumë e kanë harruar përulësinë përpara një madhështie të tillë. Progresi? Mund të ekzistojë vetëm një progres shumë totale e progresive shpirtërore të individëve, grada e vetëpërfeksionimit që ata kanë arritur në rrjedhën e jetës. Zakonisht na ka zbavitur përralla e padjallëzuar e arritjes së gëzueshme të fundit të historisë, të triumfit të shkëlqyeshëm të një lumturie autentikisht demokratike. Përralla sipas të cilës do të arrihej një akordim botërorë definitiv. Të gjithë e shohim dhe me intuitë që do të vijë diçka e re ndoshta shumë e thellë. Jo, qetësia nuk premton të ulet në planetin tonë dhe nuk do ulet kaq lehtë. E pra, kemi mundur t’i durojmë provat e vështira të shekullit të njëzet. Të kërkojmë të ruajmë shpresën, pas së gjithash jemi kalitur me këto prova dhe qëndrueshmërinë e fituar me vështirësi, në një mënyrë do t’i transmetohet gjeneratave të mëvonshme. 

Artikulli paraprakJa fotot e para të kafshëve të rralla në Bjeshkët e Nemuna
Artikulli vijuesMikëpritja e muslimanit