Në kampin e pranimit të refugjatëve mes Maqedonisë dhe Greqisë po vazhdojnë të qëndrojnë një numër i madh i refugjatëve dhe emigrantëve, kryesisht nga Afganistani dhe Siria. Tensionet vazhdojnë të jenë të pranishme. Të gjithë në pritje për të vazhduar rrugëtimin e ndërprerë të tyre, pas bllokimit të kufijve nga vendet e shtegut ballkanik. Mijëra individë të moshave të ndryshme kalojnë ditët në tendat e improvizuara , duke u munduar t’u mbijetojnë ditëve më shi dhe kushteve të vështira në të cilat ndodhen. Mes tyre të zë syri edhe fëmijë, të cilët s’kanë këpucë për të veshur. Ata në këto kushte mundohen të improvizojnë lojëra në binarët e trenit.
“Libani është një vend i vogël dhe ka 3 milionë refugjatë, dhe nuk është ankuar. Këtu gjithë Evropa ka një milionë refugjatë dhe thonë se s mund të pranojnë më , së është shumë. Si qenka e vështirë ,kur një vend i vogël pranoi 3 milionë dhe s’ bëri zë, ku qëndron problemi tek Evropa”, tha Muhammad Hassan, refugjat Sirian nga Alepo.
Por, edhe pse refugjatët kanë bërë shumë ditë që qëndrojnë në kampin në Idomeni, ata vazhdojnë ti mbajnë gjallë shpresat se së shpejti do të jenë të lirë të vazhdojnë rrugën e tyre. Ata po përpiqen të iu japin gjallëri mbrëmjeve, përmes valleve dhe këngëve nga kulturat e tyre.
Por festa e tyre nuk zgjat shumë. 04:22
Në mesin e tyre ka edhe nga ata që janë të lënduar, gjatë tentimeve të tyre për të kaluar kufirin apo edhe nga rrugëtimet e zgjatura. Në mesin e refugjatëve ka edhe shumë prej tyre që janë të ndarë nga familja, siç është rasti i Layla Ali Kamal Adeen, fëmijët e së cilës ndodhen në një qendër strehimi me babain e tyre në Gjermani.00 85.
Kriza e emigrantëve ka tërhequr vëmendjen më të madhe të instancave më të larta shtetërore dhe të mediave. Mbyllja e kufijve për emigrantët, nga disa shtete Evropiane, ka bërë që një numër i madh i tyre të mos mund të shkojnë në destinacionet që synojnë.
|
|