Mjalte ne vend te antibiotikeve

Mjalte ne vend te antibiotikeve
Mjalti është i njohur për shumë veti të shëndetshme. Por shkencëtarët nuk mund t’a imagjinonin që ky shërues i njerëzimit është kaq i efektshëm. Disa kërkime kanadeze kanë zbuluar se mjalti mund të shkatërrojë edhe bakterie. Efektshmëria e tij në disa raste ja kalon dhe antibiotikëve.
Efekti i mjaltit mbi bakteriet-Shkencëtarët kanadezë studiuan efektin e mjaltit në 11 lloje organizmash, duke përfshirë këtu agjentë të rrezikshëm sëmundjesh, si përshembull stafilokoku i artë dhe bacillus blu. Dy agjentët e fundit zakonisht zhvillojnë rezistencë ndaj antibiotikëve, kështu që nuk kanë efekt mbi to.
Mjalti më i mirë se antibiotikët?-Mjalti mund të vriste bakteret në tretësirë si dhe në sipërfaqe të ujit. Efektshmëria e tij i tejkalonte vetitë e antibiotikëve. Gjithashtu bakteriet rezistente ndaj antibiotikëve vdiqën nën trajtimin me mjaltë.
Kur mjalti është i domosdoshëm-Bakteria e parë, në anën tjetër duhet trajtuar me antibiotikë; por nëse bakteria është rezistente ndaj antibiotikut, sëmundja avancon dhe kalon në një tjetër formë, në një formë kronike. Kur sëmundja është kronike, mjalti mund të përdoret si një zëvendësues i efektshëm i antibiotikëve dhe mund t’ju ndihmojë të kuroheni.
Artikulli paraprakAroma e barit te prere, e mire per kujtesen!
Artikulli vijuesReagon Hoxhë Eroll Rexhepi pas shpifjeve ndaj tij nga portali "Zëri"