Mjekët pa Kufij: Njerëzin po vdesin nga uria në Madain

Mjekët pa Kufij kanë deklaruar se banorët e qytetit të rrethuar sirian Madai po vdesin nga uria pavarësisht shkuarjes atje të një konvoji me ushqim.

Kjo organizatë humanitare ka deklaruar se Qeveria siriane dhe forcat e saj kanë ndaluar shërbimin shëndetësor për shpëtimin e jetëve të arrijnë deri në qytetin ku jetojnë rreth 20 mijë njerëz
Duke u bazuar me punëtorët shëndetësorë me të cilët bashkëpunojnë Mjekët pa Kufij kanë deklaruar se 16 njerëz kanë vdekur në Madai që kur kamionët me ndihma humanitare kanë arritur në atë qytet në perëndim të Damaskut.

Mjekët pa Kufij kanë regjistruar 320 raste të urisë si dhe 33 raste të njerëzve që janë në rrezik të vdesin nëse nuk iu ofrohet ndihma e shpejtë mjekësore.

Artikulli paraprakDi Mistura flet për negociatat paraprake me delegacionet siriane
Artikulli vijuesEmail-et e Hillary Clinton ishin “top secret