Mjekimi i sinusit në mënyrë popullore

Ju mund të blini ilaçe sa të doni, por sinusiti ka “vetëm një mënyrë” për ta luftuar. Bëhet fjalë për mënyrën popullore, mjaft të thjeshtë: Ujë me kripë.

Mjafton vetëm një gotë ujë e përzier me kripë dhe do të shihni sesi kjo terapi do të funksionojë menjëherë. Kjo mund të duket si një “ilaç i gjyshes”, por tani rreth tij ka edhe një vërtetim shkencor. Efikasiteti i tij është demonstruar në fakt edhe nga një studimi amerikan i ndërmarrë nga Universiteti i Visconsinit.

Sipas tij, uji me kripë paraqet një efekt pothuajse të menjëhershëm për të liruar kanalet e zëna të hundës dhe nga shtypja e shkaktuar prej sinusitit.

Do të mjaftonin vetëm dy gota në ditë. Është një mënyrë, e cila paraqitet funksionale, si për të rriturit, ashtu edhe për fëmijët, madje edhe për ata shumë të vegjël.
Sekreti i saj qëndron pikërisht në faktin se pastrimi me ujë dhe kripë, mbron dhe ushqen mukozat që rreshtohen në zgavrën e hundës, ndërsa arrin deri te muret e sinuseve, duke ndihmuar kështu për të pastruar të gjithë zonën e hundës, e cila çdo ditë është e ekspozuar ndaj të gjitha llojeve të mikrobeve, smogut apo pluhurit./ind/kohaislame

Artikulli paraprakNikoliq: Me trishtim do të pranoja njohjen e Kosovës nga Egjipti
Artikulli vijuesDeputetët 25 mijë euro në vit, paga mesatare në Kosovë 250 euro