Një mjeke në Indi, kishte gjetur mënyrën më të çuditshme për të shëruar pacientët e tij.
Ajo në vend të medikamenteve mjeksore, kishte sugjeruar ata që të ndiqnin fenë Islame, nëse do të dëshironin të shëroheshin.
Hetimet ndaj mjekes në Indi kanë filluar dhe Dr. Jameema Hayat është duke u hetuar edhe nga Zyra e Kryeministrit.
Në çdo përshkrim mjekësor, mjekja u kishte sugjeruar pacientëve që t’i përkushtohen Allahut.
Shefi i repartit mjeksor ku punonte edhe doktori në fjalë, për Hindustan Times, ka deklaruar se kanë pranuar ankesa nga pacientët për një kohë të gjatë, transmeton koalb.com.
“Ne e kemi paralajmëruar atë disa herë, po ajo ka refuzuar të dëgjojë”, ka thënë shefi i repartit.
Sipas pacientëve pas secilës kontrollë, Dr.Hayat kishte filluar të citonte Kuranin.
Ajo për një kohë ka punuar në spitalin e qarkut Bikaner, por pasi departamenti kishte pranuar ankesa të shumta, ajo është transferuar në një qendër më të vogël shëndetësore./telegrafi/