Mohamed Farah, atleti muslimano-britanik që po sfidon politikat anti-emigracion

0
429

“The Independent”: Mohamed Farah, atleti muslimano-britanik që po sfidon politikat anti-emigracion

Katër vite më parë, një musliman me prejardhje somaleze, Mohamed Farah, fitoi në garat 10,000 metra dhe 5,000 metra në Lojërat Olimpike të Londrës, në vitin 2012.

Kur kaloi vijën e finishit për të fituar garën në 5,000 metra, turma brohoroti aq furishëm për Farah, saqë u dridhën edhe kamerat të cilat po regjistronin fundin e garës.

Farah, një musliman i devotshëm, që atëherë është bërë një “ikonë kulturore” për muslimanët në Britani të Madhe dhe më gjerë.

Qendra për Studime Strategjike Islame, e konsideron Farah si një nga muslimanët më me ndikim në botë.

Dje, Farah mbrojti suksesshëm titullin e tij olimpik në garat 10,000 metra, bëri një sexhde falenderimi, dhe pastaj kapi flamurin e Britanisë së Madhe teksa po përfundonte xhiron e fitores përgjatë fazës së fundit të vrapimit.

Gara ishte një sfidë e vërtetë për Farah, pasi ai u rrëzua qysh në fillim, por më pas arriti të ngrihet përsëri në këmbë, kaloi të gjithë garuesit tjerë dhe madje ngadhnjeu ndaj keniasit Paul Kipngetich Tanui për vetëm gjysmë sekondi, pas një sprinti të paparë në fund të garës. Sipas medias, një skenë e tille ishte parë vetëm në filmin e fillimviteve ’80, “Carrots of Fire”, por ndërsa aty ishte fiction, kësaj here ishte realitet.

Farah emigroi në Angli në moshën 8-vjeçare nga Somalia, për shkak të luftës civile atje, ku u bashkua me të atin e tij, i cili kishte arritur në Angli më herët.

Trajneri i tij i parë i atletikës, Alan Watkinson, i cili e inkuadroi atë në garat e para në distanca të gjata, e bëri fitues akoma pa i blerë këpucët për gara, e mori Farah-un nën krahët e tij, e ndihmoi të flasë gjuhën angleze, dhe e trajnoi si të zhvillojë aftësitë e tij të vrapimit. Watkinson ishte në publik në momentin kur Farah fitoi garën në 10,000 metra në lojërat olimpike të vitit 2012, në Londër.

Shumë njerëz po festojnë sukseset e vazhdueshme të emigrantit musliman nga Somalia afrikan që po përfaqëson Britaninë e Madhe, në një kohë kur vendi po ballafaqohet me ndjenja anti-emigracion.

Në Rio, Farah është në rrugë të mirë për të mbrojtur kurorën e tij në garat 5,ooo metra, më 20 gusht. Në rast se fiton, ai do të jetë atleti i dytë që do të kompletojë fitoret “double double” në garat olimpike (fitues në vrapim 5,000 metra dhe 10,000 metra, në dy gara të njëpasnjëshme olimpike), pas finlandezit Lasse Virén.

Jo të gjithë emigrantët do të jenë heronj olimpikë, por ata të cilët tashmë janë si puna e Yusra Mardinit, refugjatja siriane e cila përfitoi zemrat tona në Rio, na përkujton faktin se dyert tona, është më mirë të jenë të hapura. /tesheshi.com/