Familjarët e të akuzuarve për rastin “Monstra”, kërkojnë që procesi gjyqësorë të merret në kompetenca dhe të procesohet nga Prokuroria Speciale njoftonZhurnal.
“Neve si shqiptarë na ka mbetur të shpresojmë si shumë herë ,por shumë herë jemi zhgënjyer. Emërimi i prokurori special nuk do të kisha dëshiruar të ngelet shpresë BLIC. Ne kishim prokurorë nuk ishim pa ,por ai nuk e kreu punën me përgjegjësi ,mos të them më me nder dhe ndërgjgje aspak”, shprehet Bedri Ajdari njeri nga familjaret e te akuzuarve per vrasjet e kryera ne liqenin e Smilkovcit.
Keshtu mendon edhe avokati mbrojtës i te akuzuarve, Naser Raufi
“Duhet të jemi optimist pasi afatet që ishin sipas Ligjit “Lex Specialis” ligjit për këtë prokurorë special ishin në kohë të miratuara dhe mendoj se vetë ekipi që do të formojë do të tregojë që optimizmi im është i bazuar.Pa marrë parasysh që ndoshta mungon përvoja e krimit të organizuar ,mendoj se ky prokuror special duhet të jetë më shumë një organizator i lëndëve dhe ekipit që do ta caktojë. Puna më e rëndësishme dhe kryesore do të jetë se kush do të jenë zëvendësit e prokurores , ata janë shumë të rëndësishëm pasi që mendoj se ato do ti bëjnë hetimet e prokurorisë dhe hetimi i bombave është puna kruciale për kete veprim”, tha Raufi, duke shprehur bindjen se zgjedhja e prokurores speciale dhe kompleksiteti I rastit do të ndikojnë në kohëzgjatjen e publikimint të vendimit për rastin Monstra nga Gjykata e Apelit.
Edhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev, nuk përjashton mundësinë që Prokurorja Speciale e sapo emwruar, t`i hetojë dhe shqyrtojë rastet e “Kumanovës”, “Monstrën” dhe skandalin e fundit me “Magyar Telekom”.
Sipas tij, kompetencat e Prokurorit Special do jenë të gjëra në mënyrë që të hetojë gjithcka që përmendet në përgjimet.
“Nëse ka biseda telefonike për “Monstrën”, që e dimë të gjithë se ka biseda të tilla nga përgjimet, atëherë ato rast do të përfshihet në punën e Prokurorit Special. Nëse ka biseda për “Magyar telekom”, atëherë edhe ajo do jetë lëndë shqyrtimi nga ana e Prokurorit special”, tha Zaev