Mos i mbani telefonat në xhep, mund t’iu bëjnë steril

Meshkujt që i mbajnë telefonat celular në xhepat e pantallonave të tyre kanë spermë me më pak aftësi lëvizore, sugjeron një studim i publikuar në revistën “Environment International”.
 
Shkencëtarët britanikë të Universitetit të Exeterit kanë shpjeguar lëvizshmërinë e reduktuar të spermës duke e lidhur me shanset më të mëdha të infertilitetit.
 
Analiza e tyre nga përfundimet e 10 studimeve të kryera më parë sugjeron se fajtor është ekspozimi ndaj rrezatimit elektromagnetik nga telefonat celularë.
 
Në të njëjtën kohë ishte vendosur që meshkujt të cilët nuk janë të ekspozuar ndaj këtij rrezatimi kanë 50 deri në 85 për qind të permës normale të lëvizshme.
 
Në të kundërt, meshkujt të cilët janë më të ekspozuar ndaj rrezatimit elektromagnetik kanë spermë me aftësi normale lëvizore rreth 8 për qind. Përndryshe, është llogaritur se 14 për qind e çifteve në vendet me të ardhura të larta dhe të mesme kanë vështirësi konceptuese.
Artikulli paraprakKy është shkaku kryesor i pagjumësisë
Artikulli vijuesDiletantizmi dhe racizmi në diskursin publik për fenë në Kosovë