Mos i refuzoni në mënyrë paushalle azilkërkuesit kosovarë

0
198
Kosovars, who were trying to cross the border to Hungary walk in a field near the town of Subotica, near the Serbian-Hungarian border,
 
Organizata e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) ka paralajmëruar Gjermaninë që të mos refuzujë në “bllok” dhe në mënyrë paushalle aplikimet për azil nga kosovarët, raporton Gazeta Blic.
Sipas kësaj organizate i ashtuquajturi “instrument” i “vendit të origjinës së sigurtë”, që po aplikohet për vende si Serbia e Bosnja dhe Hercegovina, është “shumë i përgjithshëm dhe përfshin rrezikun që rasti individual nuk po shqyrtohet sa duhet dhe me kujdes”, ka thënë përfaqësuesi i UNHCR-së në Gjermani, Hans Hans ten Feld për Gazetën “Freie Presse”.
 
Ai ka thënë se është e drejtë e çdo azilkërkuesi që në mënyrë individuale të parashtrojë rastin para organeve kompetente dhe vetëm mëpas të vendoset për të.
 
Përndryshe Ministrat e Brendshëm të Landeve kanë marrë tashmë vendimin që të gjithë azilkërkuesit kosovarë të merren në pyetje dhe për ta të vendoset me “procedurë të përshpejtuar”. 
 
Përkundër paralajmërimeve që qysh këtë javë do të fillohej me kthimin masiv të kosovarëve nga Gjermania në Kosovë kjo gjë nuk ka ndodhur pasi që në Ligjin gjerman secili azilkërkues ka të drejtë ankese në Gjykatat Administrative edhe pasi t’i refuzohet kërkesa për azil. Ditëve të fundit ka një rënie të lajmërimit të kosovarëve për azil edhe në Gjermani.kohaislame