Në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme shprehet keqardhja e madhe për zjarrëvënien ndaj xhamisë.
Në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme thuhej: “Shprehim një trishtim të madh për incidentin e zjarrëvënies ndaj xhamisë historike të “Denya” në pjesën greke të Qipros dhe dënojmë me forcë ngjarje në fjalë”.
Xhamia që prej vitit 2013 e deri më tani është hera e dytë që pëson një sulm të tillë.
Në deklaratë thuhej gjithashtu:
“Në një kohë kur procesi i çështjes së Qipros po shkon drejt një zgjidhjeje përfundimtare, nuk duhet të lejohen sulme të tilla që kanë një ndikim negativ në atmosferën pozitive të deritanishme”.