Muftinia e Kumanovës e gjykoi aktin e djeshëm të banorëve të Kriva Pallankës të cilët gjatë një proteste e demoluan objektin e vetëm islam në atë qytet. Muftinia kërkon nga organet kompetente që ky akt vandal të zbardhet sa më shpejtë
“Me keqardhje dhe dhembje të thellë sot, më 06.11.2015 në orët e mbrëmjes morëm lajmin se në qytetin Kriva Palankë pas një proteste që është organizuar nga një grup banorësh ortodoks-maqedonas me moton kundër Islamit dhe vendeve në të cilët kryhen ritet fetare. Sipas informatave që i posedon Muftinia e Kumanovës gjatë protestës janë dëgjuar akuza të rënda ndaj fesë Islame dhe muslimanëve të këtij vendi.
Në orët e mbrëmjes një grup në prezencë të organeve policore me dhunë kanë hyrë në këtë objekt për të cilin BFI-ja në RM ka dhënë leje për kryerjen e lutjeve ditore dhe i kanë demoluar të gjitha sendet që ishin në brendi të saj.
Qyteti Kriva Pallankë bie nën Muftininë e BFI-së të Kumanovës, prandaj Muftinia e BFI-së në Kumanovë ashpër reagon ndaj këtij akti vandal të vandalistëve maqedon i cili nuk shërben në një bashkëjetesë të mirëfilltë mes komunitetive të këtij vendi dhe kërkon nga organet shtetërore që sa më shpejt t`i gjejë dhe t`i identifojë këta njerëz të papërgjegjshëm që nuk ia dojnë të mirën banorëve të këtij qyteti dhe të marrin dënimin e merituar.”, thuhet në kumtesën e Muftinisë së BFI-së në Kumanovë