Gazetari i njohur shqiptar, Muhamed Zeqiri i ka përkrahur protestat e 9 Majit që do të mbahen në Shkup, të thirrura nga Këshilli Opozitar.
“Këta patriotët e BDI-së çdoher kur ju shkon mendja me na shit pallavra, le ta kujtojnë këtë fotografi (fotografia e bashkangjitur) se si nëpërkemben motrat, nënat dhe vëllezerit tanë gjatë kohës sa janë në pushtet. Sot 4 vjet nga aksioni për arrestimin dhe fajësimin e të pafajshmeve për rastin “MONSTRA”. #ProtestoMe9Maj”, ka shkruar Muhamed Zeqiri.
Ndryshe, në përvjetori e ditës së Evropës që përkon edhe me ngjarjet e Kumanovës, Këshilli Opozitar ka paralajmëruar marshin protestues që do të shënojë këto dy ngjarje, i cili do të fillojë në ora 17:30 nga parku i Çairit dhe do të vazhdojë deri tek ndërtesa e Qeverisë së Maqedonisë.