Muhammed Morsi simbol i qëndresës arabe

Savash VELIU
Pas 30 viteve të diktaturës së ushtruar nga diktatori Hosni Mubarak, Dr. Muhammed Mursi, është Presidenti i parë i cili erdhi në pushtetin Egjiptian me votime të lira të popullit të drejtuar nga partia politike “Ihvani Muslim” gjatë “Pranverës Arabe”.
 
Dr. Muhammed Morsi, është lideri i “Vëllezërisë Islame” e cila u themelua largë tek vitet 1928 nga dijetari i madh, Hasan el Benna, i cili u ekzekutua nga pushteti i atëhershëm të udhëhequr po nga një vëlla të Vëllezërisë Islame, i cili nga egoizmi për pushtet do të tradhëtoj këtë lëvizje vëllezërore, e ai ishte Abdull Gamall Naseri. 
 
Muhammed Morsi është një muxhahid nga rradhët e vëllezërisë islame i cili u kalit nga  duart e mësuesve dinjitoz të kohës që drejtonin lëvizjet në Egjiptë me një drejtësi të   pashoq islame. Morsi kaloi në burgjet më të tmerrshme të Egjiptit një burg prej dhjetë vitesh. Ai para tre vitesh më 2012 erdhi në pushtet pa gjakderdhje, edhe pse u largua me grushtet në “arest shtëpiak”, ai nga votuesit kërkoj deri në fund që të protestojnë në mënyrë paqësore për të drejtën legjitime të uzurpuar dhunshëm nga kreu ushtarak të Gjeneral Al Sisisi.   
 
Ky Pushtet legal ishte i përgëzuar nga ana e popullit pa gjakderdhje, ishte ky një mësim i cili rrjedhojën e kishte nga pararendësit e tij si, Hasan el Bena dhe Sejid Kutubi, dy mësues dhe dijetarë të devotshëm të cilët do të porosisinë popullin para ekzekutimit që të vazhdojnë protestat pa gjakderdhje. Pikërisht edhe Dr. Morsi ua drejtojë këtë mesazh simpatuesve të vet në sheshet e Egjiptit.
Padrejtësishtë me grushtet ushtarak Dr. Muhammed Mursi, u rëzua nga pushteti të cilën i’a solli vota dhe vullneti i lirë i popullit. Grushteti u bë “mbi vullnetin dhe dëshirën” e një pjese të madhe të popullit paqedashës Egjiptian, gjë e cila sot definitivisht varrosi “Pranverën Arabe” në një “Dimër Arab”, duke e këthyer atë sërish pas në 30 vitetë e errta të diktaturës barbare! Gjeneral SISI. Puçisti i cili ka bërë shkollimin në akademit  ushtarake të SHBA-së, ushtroj detyra me rëndësi në vend dhe në Arabin Saudite, duke u njohur si i afërt me vëllezërin islame, që tani ai mba peng Dr. Muhammed Morsin duke  hulumtuar me urgjencë prova dhe dëshmitar kundër tij, për një gjykim të përshpejtuar deri në denim me vdekje!? Gjeneral Sisi, ka marr një fushat të madh ndaj liderëve dhe udhëheqësëve politik të vëllezërisë islame, duke i arestuar pa asnjë provë akuze!?  
 
– Përse u zgjodh ataku ndaj Muhammed Morsit ?
 
 
 
Lëvizja e “Vëllezërisë Islame” të udhëhequr nga M. Morsit, fillojë të lulëzojë si brenda Egjiptit poashtu edhe në gjithë botën arabe, duke hapur dhe themeluar parti politike simotra të vëllezërisë arabe, gjë e cila nëse do të lejohej të rritej dhe të përforcohej me këtë dinamik, ajo brenda disa viteve do të rezikonte pushtetet diktatoriale të botës arabe të ngritur mbi luks dhe kuriz të popullit të shtypur, e cila vetvetiu do të bëhej lëvizje dhe model demokracie për liritë të gjithë popujve arab duke i zëvendësuar diktaturat të sheikëve, me votime të lira.
 
Egjipti me një popullat të madhe, gjithmonë shihej si lider shtet të botës Arabe. Prandaj Eshtë normale që ky fotogarafi t’i shqetësoj tej mase udhëheqësit arab dhe shtetin sionist Israel, duke rrezikuar të humbasin privilegjet e arritura mbi kuriz të popullit arab. Por jo vetëm kaq…!?
 
Muhammed Mursi, dhe politika e tij islame, gjithësesi se e shqetësoj edhe botën perëndimore nga zgjerimi i demokracisë të udhëhequr nga të zgjedhurit e popullit vendor, gjë e cila nuk i’u konvenon koncepteve të tyre shtypese dhe shtrydhëse së pasurive natyrore nga ky rajonë.  
Dr. Muhammed Mursi, poashtu shqetësoj edhe kreun ushtarak e cila noton mbi luks dhe privilegje të pa imagjinueshme për njeriun. Ushtarakët derisa janë në funksion aktiv kanë privilegje të larta të një jetë luksoze dhe kur pushohen nga posti i tyre më së paku që u ofrohet është posti i udhëheqësisë së ndonjë kompanie, kurse më “merritorëve” u jepen në pronë nga një kompani nafte të cilët gjenden në duart e kreut ushtarak !?  
 
Tani kuptohet përse u shkaktua një “krizë artificiale” e derivateve të naftës dhe të elektrikës në Egjipt, gjë e cila detyroj të tubohej populli para pompave të benzinës, edhepse presidenti Mursi apelonte se, derivate të naftës ka në sasi të mjaftueshme në vend!
 
Por ishin të kota thirrjet e Moi
rsit, derisa popullata dita ditës revoltohej nga pahallsia. Pushteti i Dr. Muhammed Morsit qëllimisht ishte e cunguar nga kreu ushtarak si përgaditje për një grushtet ushtarak, të cilët përmes mediave të drejtuar nga ata, thirrej popullata në protesta të përshkallëzuara. 
Dhe ndodhi grushteti ushtarak për qëllimet dhe interesat e ngushta të disa personave të “privilegjuar” në dëm të shtetit dhe popullit paqedashës Egjiptian, duke u’a cunguar të drejtën për vetvendosje.
 
Pas grushtetit, të gjitha krizat të derivateve, elektrikës etj… u zhdukën. Kështu, Grushteti i Egjiptit, tejmase i gëzoj edhe sheikët arab poashtu edhe Israelin, bashkë me botën perëndimore! 
Por, ka gjasa tani të fillon “Revolucioni i vërtetë” në Egjiptë shkaku i shqiptimit të dënimit me vdekje ndaj Dr.Muhammed Morsi, i cili porositi simpatizuesitë që në të gjitha sheshet e qyteteve të egjiptit të protestohhen për lirimin dhe rikthimin e Dr. Mursit në pushtet..!!! 
Artikulli paraprakMuslimanët ujgur groposin Kur’anin nga frika e ekzekutimit
Artikulli vijuesFirma turke merr çmimin e madh EMEA në panairin Powergen