Myftiu Tërnava priti Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë Farid Zarif

Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava priti sot Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Farid Zarif, të cilin e falënderoi për vizitën në BIK, si dhe për kontributin dhe angazhimin e Misionit të OKB për Kosovën.

Myftiu, po ashtu, e njohu  Zarif me organizmin e funksionimin e BIK, pastaj me modalitetet e zhvillimit të jetës fetare në Kosovë, si dhe me sfidat e vështirësitë me të cilat ballafaqohet BIK.
Ndërsa, Farid Zarif tha se është i impresionuar me angazhimin e kontributin e BIK dhe të Myftiut për promovimin e tolerancës, mirëkuptimit ndërfetar e ndëretnik./BIK/kohaislame

Artikulli paraprakTensioni i gjakut, në rritje mes fëmijëve
Artikulli vijuesPërleshje fizike në burgun e Dubravës