Samir Nasri është i vendosur të qëndrojë te Manchester City dhe ka thënë se Pep Guardiola është “njeri me fat” nëse vendos të punojë me mesfushorin francez.
Guardiola do të zëvendësojë Manuel Pellegrinin në postin e menaxherit në fund të këtij sezoni dhe tashmë ka identifikuar një numër të lojtarëve që do t’i transferojë derisa pritet largime masive nga City.
Por Nasri, i cili këtë vikend shënoi gol që prej muajit shtator të vitit të kaluar, është i sigurt se do të mbetet te “Qytetarët” edhe për sezonin e ardhshëm.
Francezi është i vendosur që ta tregojë veten te Guardiola dhe ka thënë se do ta bëjë të pamundurën për të mbetur te City.
“Nuk e di të ardhmen sepse kurrë nuk i dihet, por ndoshta ai vjen me ide dhe gjëra tjera”, ka thënë Nasri. “Kam luajtur kundër tij në të kaluarën, ai më ka lavdëruar, por kjo gjë ndodhi pesë vjet më parë”.
“Unë dua të rikthehem në formën më të mirë. Nëse qëndroj për të punuar me Pep Guardiolan, nëse ai më dëshiron, do të jetë njeri me fat sepse unë do të jem shumë i uritur”.