NatEV nga Kosova Fiton Garën e NASA-s

Ekipi NatEV nga Kosova fitoi garën e NASA-s “Space Apps Challenge” për vitin 2015, pasi triumfoi me vota ndaj projektit bullgar në këtë sfidë “Robo-Fabric” që u rendit i dyti.
 
Votimi përfundoi në mesnatën e së premtes, ndërsa NatEV Explorer në fund të garës fitoi 14 mijë e 582 vota më shumë se konkurrenti bullgar.
 
NatEV Explorer grumbulloi 68903 vota, ndërsa Robo-Fabric kishte 54321 vota.
 
Fitorja e ekipit kosovar në faqen e Facebook-ut të Qendrës Inovative Kosovare (ICK), projekt i së cilës është NatEV u përshkrua me fjalët “Një hap i vogël për Kosovë, por një hap gjigant për shqiptarët”.
 
Projekti NatEV Explorer synon që me anë të satelitëve të regjistrojë zhvillimet gjeologjike në tokë, si vullkanet, tornadot, shkrirjen e akullnajave në kohën kur ato ndodhin, nëpërmjet një globi që do të japë lokacionet e këtyre zhvilimeve dhe informata për to.
 
Projekti kosovar fitoi në një garë me 13 mijë garues nga 133 shtete.kohaislame
Artikulli paraprakSi vidhen veturat në Kosovë për 60 sekonda
Artikulli vijuesHaxhi Avdyli: Vrasësit e komandat ‘Drinit’, janë në mesin tonë